Back

ⓘ Mos blini mallra ruse! Ukrainisht: Не купуй російське! ose Bojkotoni mallrat ruse!, Ukrainisht: Бойкотуй російське! eshte nje fushate rezistence paqesore per te ..




                                     

ⓘ Mos blini mallra ruse!

"Mos blini mallra ruse!" Ukrainisht: "Не купуй російське!" ose "Bojkotoni mallrat ruse!", Ukrainisht: "Бойкотуй російське"! eshte nje fushate rezistence paqesore per te bojkotuar tregetine ruse ne Ukraine. Protesta filloi me 14 gusht 2013 si nje reagim ndaj embargos se tregtise se Federates Ruse ndaj Ukraines. Ajo u organizua nga Levizja "Vidsich" ne mediat sociale. Fushata u zgjerua me shperndarjen masive te fletepalosjeve, posterave, dhe etiketave ne mbi 45 qytete dhe qyteza. Pasi u venit nga fillimi i demonstratave te Euromeidanit ne nentor te vitit 2013, ajo u rigjallerua me 2 mars 2014, gjate krizes se Krimese dhe nderhyrjes ushtarake ruse ne Ukraine.

                                     

1. Shkaqet

Sipas aktivisteve, fushata filloi si nje pergjigje ndaj nje sere lufterash ekonomike te ndermarra nga Rusia kunder Ukraines, duke perfshire edhe "Luften e Mishit", "Luften e Djathit", dhe "Luften e Çokollates." Me 14 gusht 2013, Sherbimi Federal Doganor i Rusise listoi te gjithe eksportuesit e Ukraines si kompani "ne rrezik", duke rezultuar ne nje bllokade te produkteve te importuara te Ukraines ne Rusi. Qindra kamione dhe vagona te mallrave te Ukraines mbeten ne dogana.

                                     

1.1. Shkaqet Perhapja Nderkombetare

Qe nga marsi i 2014 bojkoti u perhap ne vende te tjera, veçanerisht ne Letoni, Lituani, Estoni, Poloni, Moldavi, Gjeorgji, USA, dhe Republiken Çeke.

                                     

2. Rezultatet

Shitjet e mallrave ruse ne Ukraine u ulen me 35-50% ne pranveren e vitit 2014. Ne maj 2014 supermarketet ukrainase filluan te braktisin prokurimin e mallrave ruse. Tregetia e mallrave nga Rusia ra me nje te treten.

Nga janari deri ne maj 2014, sipas renditjeve te "Standard & Poors", bankat me kapital rus ne Ukraine humben me shume se 50% te depozitave.

                                     

3. Kritikat

Ekonomisti Andriy Novak beri nje deklarate qe bojkoti i produkteve ruse ne mars 2014, ka shkaktuar jo me shume se disa dhjetera milione dollare humbje ne ekonomine e Federates Ruse. Sipas mendimit te tij, ka me shume menyra efektive per te luftuar ekonomine ruse ne nje menyre te: "goditjes se zonave te dhimbshme -" Gazprom".

Ideja e nje bojkoti u mbeshtet nga Fozzy Group, nje grup ukrainas i kompanive qe zoterojne dhe menaxhojne shitoret me pakice, por nuk u perkrahen nga zyrat e perfaqesuesve ukrainas te grupeve te shitjes me pakice "Auchan Ukraine" dhe "Metro Cash dhe Carry". Arsyeja u shpjegua si nje pjese e vizionit te tyre jopolitik.

Andriy Dlihach, CEO i "Advanter Group", kerkoi te mos te ndaloje produktet ruse dhe ne vend te kesaj te perqendrohej ne blerjen e atyre ukrainas.

Blogeri ukrainas, rus-foles Danylo Vakhovskyi tha se ai me vetedije perdor sherbimet ruse te internetit dhe do te vazhdoje ta beje kete, sepse kjo eshte nje menyre per te mbeshtetur "krijimin e ambientit te favorshem per sipermarrjen" ne Rusi. Edhe pse, kjo eshte "jo patriotike, veçse per te mbeshtetur sipermarresit "me rubla", eshte qe te jape mundesi per zhvillimin e projekteve te rinj, qe eshte duke ndryshuar boten per mire." Blogeri gjithashtu paraqiti disa shembuj te nje projekti te tille, keto jane vebsajte te fuqishme dhe afatgjate: QIWI, Ostrovok.ru dhe antivirus Kaspersky Anti-Virus.

Users also searched:

...
...
...