Back

ⓘ Dr. House, M.D.. Dr. House eshte nje seri televizive amerikane e krijuar nga David Shore, Paul Atanasio dhe te tjere ne vitin 2004 dhe transmetuar nga Fox. Seri ..




                                     

ⓘ Dr. House, M.D.

Dr. House eshte nje seri televizive amerikane e krijuar nga David Shore, Paul Atanasio dhe te tjere ne vitin 2004 dhe transmetuar nga Fox.

Seria rrotullohet rreth rolit dhe jetes se Gregory House, nje mjek me sjellje dhe njohuri pak konvencionale qe punon ne Princeton-Plainsboro Teaching Hospital ne New Jersey. Dr. House eshte nje mjek sarkastik, qe nuk parapelqen te raportohet drejtperdrejte me pacientet e vet, por qe fokusohet vetem ne zgjidhjen e problemeve diagnostike dhe sherimin e semundjeve te tyre, çka e ben edhe nje nga mjeket diagnostike me te mire te vendit.

Seria frymezohet nga romanet e verdhe te personazhit Sherlock Holmes te autorit Arthur Conan Doyle. Çdo episod, me perjashtime te pakta, zhvillohet rreth nje problemi diagnostik te cilin protagonisti duhet ta zhgjidhi duke u bazuar mbi aftesite e veta mjekesore dhe deduktive.

Dr. House M.D. eshte pritur shume mire nga kritika dhe ka pasur nje nivel te larte ndjekje televizive. Nga sezoni i dyte deri ne te katertin seria ka qene nje nder dhjete programet televizive me te shikuara ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ; ne sezonin e transmetuar gjate 2008-2009 seria zbriti ne vendin e nentembedhjete. Ne vitin 2008 Dr. House M.D. qe programi televiziv me i ndjekur ne bote ; i shperndare ne 66 vende te ndryshme. Seria ka marre çmime te ndryshme. Ne shkurt 2012 rrjeti Fox lajmeroi mbylljen e serise me sezonin e tete, qe perfundoi me 21 maj 2012.

Nga pikepamja kulturore, seria, dhe me ne veçanti figura e protagonistit, ka dhene spunto te rendesishme per refleksione filozofike, etike, fetare dhe mjekesore. Ne disa aspekte figura e Dr. House-it eshte etiketuar si "Objektiviste".

Users also searched:

...