Back

ⓘ Lugina e Drinos eshte cilesuar si mrekullia arkeologjike e historike e Shqiperise, si vendi ku nderthuren e shfaqen dukshem kulturat te gjitha epokave. Si nje m ..




                                     

ⓘ Lugina e Drinos

Lugina e Drinos eshte cilesuar si mrekullia arkeologjike e historike e Shqiperise, si vendi ku nderthuren e shfaqen dukshem kulturat te gjitha epokave. Si nje miniere qe nuk lodhet duke prodhuar ajo vazhdon te "habise" studiuesit dhe arkeologet me qindra sitet qe mban ne thellesi, rruget antike, monumentet e ndryshme si dhe me elementet e rralla te qyteterimeve te ndryshme qe kane lulezuar ne te.

                                     

1. Shtrirja gjeografike

Me nje siperfaqe prej rreth 400 kilometrash katrore, Lugina e Drinos dallohet per nje sere elementesh te vçanta historike, arkitektonike, arkeologjike si dhe per perdorimin e gjere te fortifikimit dhe te objekteve te fortifikuara. "Lugina e Drinos eshte mrekullia arkeologjike e historike e Shqiperise. I ka te gjitha fazat, duke filluar qe nga paleoliti e deri ne ditet e sotme. I ka te gjitha monumentet. Ka nje pafundesi sitesh arkeologjike. Numerojme njehere pesembedhjete site, bejme zbulime te reja, bashkepunojme me faktore te tjere, na dyfishohen, na trefishohen dhe kjo pune vazhdon pafundesisht dhe pafundesisht ne do jemi ne kete histori germimesh dhe zbulimesh. Lugina e Drinos eshte nje katalog i kulturave, ku kushtet historike kane favorizuar lindjen te gjithe qyteterimeve. Kjo i ka bere historianet, udhetaret e arkeologet te jene ne te gjitha koherat te interesuar per te" sipas arkeologut Vladimir Qirjaqi.

                                     

2. Rruget antike

Rruget antike perbejne ne fakt nje prej vçantive me te spikatura te ketij territori kaq te pasur. "Perveç gjithe vlerave te tjera, Lugina e Drinos eshte qendra e trafikut te qyteterimeve te ndryshme" sipas arkeologut Qirjaqi. Qindra kilometra rruge, te hapura te perdorura ne epoka te ndryshme, qe vazhdojne te jene te dukshme te qarta edhe ne ditet e sotme. "Ne kohen e Epirit te famshem, epirotet preferonin te ndertonin rruge mbi kodra dhe suprina ne lartesite 400- 600 meter mbi nivelin e detit. Nderkohe, romaket e plotfuqishem ndertuan magjistralet e verteta, ku spikatin kalimi i drejtperdrejte ne lugine, ndertimi i urave ne pjeset me te ngushta te lumit, kalimi i qafave me te favorshme gjeografike dhe ndertimi i nje rrjeti sekondar ne favor te vendbanimeve te ardhshme. Romaket gjithashtu standardizuan rruget, ngriten tekniken e ndertimit te tyre, qe jo vetem sot riperdoren, por mbahen si shenje dhe udhezues te ndertimeve te reja. Hapja e nje shtrati 6 meter, ngritja mbi to e bordurave, hedhja e 2- 3 shtresave dhe mbi to e nje kalldremi i bejne keto rruge ti ndeshim akoma edhe pas 2 mije vjetesh. Ndertimi here pas here ne krah te rrugeve i vilave, stacioneve termale e rrugeve i bejne njeherazi keto rruge te sigurta dhe shume te kendshme per udhetaret e zakonshem, minionaret e ndryshem apo edhe tregtaret. Hap pas hapi arkeologjia po i bashkon elementet e ketyre qyteterimeve, duke zgjidhur çeshtjen ende te pazgjidhur te "tabula peugniteriane" guide romake", shprehet me tej Qirjaqi.

                                     

3. Fortifikimet

Qyteterimet e ndryshme qe kane lulezuar ne luginen e Drinos kane lene si pasuri 5 qytete te medhenj per kohen, 15 kala, 337 kilometer rruge qerresh e karvanesh dhe dhjetera fortifikime. Per specialistet e monumenteve dhe historianet, fortifikimet dhe qytetet e fortifikuara qe nga thellesia e mesjetes e deri ne mesjeten e vone si Palokastra, Kodra e Kalase, Kalaja e Tavanit Melani, Pepeli, Zhulati e Kardhiqi, Libohova, me e madhja Gjirokastra, Shendriadha etj me ne veri kalaja e Tepelenes, deshmojne per vazhdimesine e jetes dhe zbatimin e mendimit mbrojtes ne luginen e Drinos.

Melani e Seloja mbyllin kete lugine strategjike nga jugu, Libohova, Shendriadha dhe vete Gjirokastra perbenin pjesen me te qendrueshme te krahines, ndersa kalate ne Lekel, Kardhiq e Zhulat pa lene menjane Tepelenen, e mbyllin ate fort nga veriu dhe se bashku me dhjetera ndertime me te vogla krijojne nje unitet te fuqishem fortifikues. Ekipi shqiptaro-italian vazhdon qe te zbuloje here pas here perla te tjera te fshehura nen toke



                                     

4. Zbulimet e reja

"Archadrin" projekti 2- vjeçar italo- shqiptar, nje pjese te aktiviteteteve te veta i ka te lidhura ngushtesisht me Luginen e Drinos dhe pasurite e saj arkeologjike. Ekspeditat e vazhdueshme ne kete drejtim kane evidentuar dhjetera site te panjohura me pare, duke filluar nga periudha prehistorike e deri ne te tjera periudha te mevonshme. Behet fjale per rreth 200 site, tuma arkeologjike etj, te perpunuara gjate dy viteve te fundit, te cilat jane te ndertuara ne periudha dhe me teknika te ndryshme. Per arkeologun Vladimir Qirjaqi, eshte trefishuar sasia e monumenteve te kataloguara, ndersa ajo çka bie ne sy eshte numri i madh i tumave, te paeksploruara deri me tani.

                                     

5. Vendet e panjohura arkeologjike

Si nje nga zonat me shume tuma kodervarre te pagermuara te periudhes se bronxit te mesem, Lugina e Drinos do jete per specialistet e arkeologjise nje fushe e virgjer. Megjithate nje pjese e mire e tyre nuk jane perfshire ne listen e monumenteve te mbrojtura. Ndersa, per drejtuesin italian te misionit arkeologjik, Roberto Perna, eshte mjaft e nevojshme vendosja e ketyre siteve ne funksion te turizmit. "Pasurite arkeologjike te evidentuara, te njohura ose jo jane te shumta, kane vlera monumentale, studimore dhe turistike. Ideja kryesore eshte krijimi i nje pike turistike per vizitoret qe mund te shikojne sitet ne luginen e Drinos", thekson Perna. Lugina e Drinos shtrihet ndermjet vargut Lunxheri- Bureto ne lindje dhe Malit te Gjere e pjeserisht Kurveleshit ne perendim. Ka nje shtrirje gjatesore te pergjithshme rreth 60 km dhe gjeresi prej 1.5 km. Shtrihet gjithashtu ne nje lartesi nga 200- 250 metra mbi nivelin e detit. Nga ana morfologjike lugina e Drinos brenda kufirit shteteror ndahet ne dy pjese: pjesa e mesme dhe pjesa e poshtme. Pjesa e Siperme ndodhet jashte kufirit tone. Pjesa e mesme fillon nga Kakavija deri ne Hundekuq me nje gjatesi rreth 45 kilometra, ndersa pjesa e poshtme shtrihet nga Hundekuqi deri ne Vjose. Arteri kryesor i lugines sigurisht qe eshte Lumi Drino, i cili eshte dhe dega kryesore e Vjoses.

Users also searched:

...