Back

ⓘ Evlija Çelebi. Evlia Çelebiu ka qene nje eksplorator osman qe udhetoi ne territoret e Perandorise Osmane dhe viset fqinje pergjate dyzet viteve duke i radhitur ..




Evlija Çelebi
                                     

ⓘ Evlija Çelebi

Evlia Çelebiu ka qene nje eksplorator osman qe udhetoi ne territoret e Perandorise Osmane dhe viset fqinje pergjate dyzet viteve duke i radhitur udhepershkrimet e tij ne nje liber titulluar Sejahatname. Emri Çelebi ka qene nje titull honorifik qe domethene fisnik.

                                     

1. Biografia

Ai u be i njohur per te dhenat e vezhgimet qe botoi rreth vendeve ku kishte udhetuar. Bir i nje argjendari te oborrit perandorak, ai u edukua ne Stamboll. Njihej edhe me emrin Dervish Mehmet Zılli. Shkrimet e para te tij ishin ne forme shenimesh te marra gjate udhetimeve neper Stamboll, ne te cilat pershkruheshin ndertesat, tregjet, zakonet dhe kultura. Udhetimin e pare jashte vendit e beri me 1640. Shenimet e udhetimit perfshijne nje periudhe 40 vjeçare dhe permblidhen ne nje veper prej 10 vellimesh, te quajtur Sejahatname Libri i udhetimeve. Megjithese shume nga pershkrimet e tij jane dukshem te tepruara, shenimet pranohen gjeresisht si udherrefyes i dobishem i aspekteve kulturore dhe menyres se jeteses ne Perandorine Osmane te shekullit XVII. Mes rajoneve qe Çelebi vizitoi dhe pershkroi ishin Kaukazi, Lindja e Mesme, Bullgaria, Vllahia, Moldavia, Transilvania, Hungaria, Vjena, Serbia, Kroacia, Bosnja, Dalmacia, Shqiperia, Greqia, Rusia, Meka, Egjipti dhe Sudani.

Evlia Çelebiu nga historianet duket se merret si udhepershruesi me vellimore per sa i perket shenimeve mbi trojet e shqiptareve gjate sundimit te Perandoris Osmane. Udhepershkrimet e tij rreth b.f. Mitrovices duket te i kete bere rreth viteve 30 te shekullit XVII.

Evlia Çelebiu vizitoi Shqiperine tri here. Shumica e shenimeve te tij i perkasin udhetimit te vitit 1670. Duke ardhur permes Korfuzit, ai udhetoi ne Gjirokaster permes Delvines, me pas ne Tepelene, Skrapar, Permet, Berat, Kanine, Vlore, Bashtove, Durres, Kavaje, Peqin, Elbasan, Struge, Oher dhe Pogradec per te vazhduar me tej ne Maqedoni.