Back

ⓘ Parku i Gërmisë. Parku i Germise eshte nje park qe ndodhet ne Prishtine, Kosove. Ka nje siperfaqe prej 1126 ha. Ky park eshte nje zone e mbrojtur e natyres, i s ..




Parku i Gërmisë
                                     

ⓘ Parku i Gërmisë

Parku i Germise eshte nje park qe ndodhet ne Prishtine, Kosove. Ka nje siperfaqe prej 1126 ha. Ky park eshte nje zone e mbrojtur e natyres, i shpallur nga viti 1987.

                                     

1. Pozita gjeografike

Shtrihet ne verilindje te kryeqendres se Kosoves Prishtine dhe perfshine nje siperfaqe prej 62 km2. Kufijte e Germise fillojne prej kodres se vreshtave ne perendim, pastaj ne lindje te Prishtines permes kodres se Mirdites deri te xeherorja e Hajvalise e deri te rrjedha e lumit te Graqanices, kufiri jugor shkon permes rrjedhes se ketij lumi deri te derdhja e lumit te Busise ne te. Ne lindje kufiri shtrihet permes lumit te Busise deri te fshati Mramor e Butos e pastaj deri te lumi i Prishtines i cili eshte kufiri verior i ketij masivi malor.

Pika me e larte e Germise eshte Maja e Butosit me lartesi mbidetare prej 1050 m.

                                     

2. Relievi i Germise

Relievi i Germise perbehet prej kodrave me lartesi dhe pjerresi te ndryshme te ndara mes tyre me hapesira te luginave te perroskave dhe lumenjve. Ketu posaçerisht veçohet lugina e lumit Vellusha e cila buron ne pjesen perendimore te kodres se Butosit, e cila edhe perfaqeson relievin me karakteristik me lartesi mbidetare 1000 m dhe gjatesi prej afro 8 km. Kjo pjese shtrihet ne mes te lumit te Prishtines ne veri dhe atij te Badocit ne jug, qe njekohesisht paraqet nyjen hidrologjike te lumit te Prishtines, Vellushes dhe Badocit. Perndryshe ne Germi ekzistojne edhe mjafte burime te cilat gjate periudhes verore pjeserisht thahen.Sot uji I ketyre burimeve eshte i lidhur me nje rrjete qe derdhet ne pishinen e Germise.

                                     

3. Flora dhe fauna e Germise

Ne saje te pozites gjeografike, veçorive gjeologjike, pedologjike, kushteve klimatike masivi malor i Germise eshte mjafte i pasur si ne pikepamje floristike, vegjetative dhe faunistike. Nga hulumtimet e deritashme jane te evidencuara 610 lloje te flores vaskulare te grumbulluara ne 82 familje dhe 83 lloje kerpudhash duke mos llogaritur taksonet e barerave te keqija, atyre ruderale dhe bimeve tjera te ulta. Prej tyre 5 lloje jane endemike dhe 12 lloje mjekesore. Vegjetacionin pyjor te Germise e perbejne 4 bashkesi pyjore:Bashkesia e shpardhit dhe qarrit prej 600– 700 m lartesi mbidetare, bashkesia e bungut dhe shkozes 800 m, bashkesia e bungut 820– 870 m dhe bashkesia e ahut 1000 m. Kompleksiteti i biotopeve natyrore te Germise siguron kushte per jetesen e nje sere llojesh shtazore. Sipas hulumtimeve te bera deri me sot dhe sipas shenimeve te literatures ne regjionin e Germise jane regjistruar: 5 lloje ujetoksoresh, 7 lloje te rreshqitesve, 19 lloje te gjitareve dhe 30 lloje te shpendeve. Poashtu jetojne edhe nje numer i madh i insekteve qe perbejne grupin me te madh te shtazeve ne kete masiv. Ndersa te dhenat nga terreni sot jane alarmante, flitet per zhdukjen e shume llojeve bimore dhe shtazore.



                                     

4. Mbrojtja ligjore e Germise

Per shkak te bukurive te posaçme natyrore, vlerave burimore dhe estetike natyrore te cilat jane me rendesi kulturore- arsimore, shkencore dhe turistike- rekreative kesaj zone i eshte kushtuar edhe nje perkujdesje ligjore qysh heret. Ne vitin 1966 vendoset qe nje pjese e masivit malore te Germise te shpallet si" Pyje per piknik”" GZK” nr. 32/66. Ne vitin 1987 Kuvendi Komunal I Prishtines merr Vendim per venien nen mbrojtje te Kompleksit te" Germia” ne kategori te Parkut regjional I natyres" GZK” nr. 43/87. Me kete eshte mbrojtur siperfaqja prej 1.126.01.00 ha. Ne baze te ketij vendimi me Parkun e menaxhon N.P.L." Hortikultura” sh.a. Ndersa mbikeqyrjen profesionale e ben Instituti i Kosoves per Mbrojtjen e Natyres. Sipas IUCN Unionit boteror per Ruajtjen dhe Konservimin e Natyres Parku i Germise eshte evidentuar ne listen nderkombetare te zonave te mbrojtura IUCN, 1990 United Nation List of National Parks and Protected Areas

                                     

5. Germia si vend rekreacioni

Mbi 75 % e siperfaqes se Parkut te Germise eshte e mbuluar me pyje mjafte te ruajtura me bashkesi te shpardhit, qarrit, bungut dhe ahut. Nje pjese te rendesishme te siperfaqes se mbrojtur e perfshine edhe zona per rekreacion dhe pushim, ne te cilen gjenden edhe livadhe si dhe infrastruktura e ndertuar. Zona e pyjeve perfshine 884.57.07 ha, zona e kullotave 204.29.00 ha, zona e livadheve 42. 55. 16 ha, kopshteve 2.67. 54 ha, toka jopjellore 14. 24. 79 ha dhe zone e ndertimedhe rrugeve 19. 67. 72 ha.

Ne kuader te territorit te mbrojtur gjendet edhe zona per rekreacion dhe pushim, e cila perfshine nje siperfaqe prej 41.40.52 ha. Zona per rekreacion dhe pushim fillon prej pishines me tutje ne brendi te Germise duke perfshire livadhet, ish pushimoren e femijeve, terrenet sportive, ish hotelin e Germise dhe deri te fillimi skiliftit. Kjo zone eshte e rrethuar me pyje te dushkut dhe te ahut, me pamje atraktive dhe eshte i dedikuar per pushim dhe rekreacion. Keto vlera atraktive natyrore dhe ajri i paster I Germise terheqin vemendjen qe nje numer i madh i banoreve te kryeqytetit dhe rrethines te kalojne nje pjese te dites ose edhe fundjaven ne te. Ne kuader te territorit te mbrojtur gjendet edhe zona per rekreacion dhe pushim, e cila perfshine nje siperfaqe prej 41.40.52 ha.

Zona per rekreacion dhe pushim fillon prej pishines me tutje ne brendi te Germise duke perfshire livadhet, ish pushimoren e femijeve, terrenet sportive, ish hotelin e Germise dhe deri te fillimi skiliftit. Kjo zone eshte e rrethuar me pyje te dushkut dhe te ahut, me pamje atraktive dhe eshte I dedikuar per pushim dhe rekreacion. Keto vlera atraktive natyrore dhe ajri i paster I Germise terheqin vemendjen qe nje numer i madh i banoreve te kryeqytetit dhe rrethines te kalojne nje pjese te dites ose edhe fundjaven ne te.

                                     

6. Mbrojtja dhe kujdesi ndaj Germise

Nocioni mbrojtje e natyres perfshine te gjitha hulumtimet, analizat dhe masat per ruajtjen dhe rivendosjen e ekuilibrit ne natyre. Ekulibri i natyres duhet te ruhet per shkak te vlerave te saja dhe se eshte baza jetesore e shume qenieve te gjalla: bimeve, shtazeve dhe e vete njerezve. Masivi malor i Germise edhe pse ne pergjithesi i ka ruajtur vlerat e veta natyrore, megjithate ndikimi negativ i faktorit antropogjen nuk ka kaluar pa lene gjurmet e veta. Jane te dukshme demtime te ekosistemeve ndryshme permes eksploatimit te pyjeve dhe si rezultat i kesaj dukurie eshte paraqite erozioni dhe rreshqitja e tokes. Po ashtu kjo ndikuar edhe ne çrregullimin dhe zvogelimin e rrjedhave te ujit, e cila ka shkaktuar edhe ndryshueshmeri ne strukturen e bashkesive jetesore bimore dhe shtazore.

Meqenese Germia paraqet nje rajon shume te rendesishem dhe interesant ne aspektin floristik, vegjetativ, faunistik dhe turistike-rekreativ eshte e domosdoshme qe te ndermerren masa adekuate per mbrojtjen e saje nga degradimi i metejme. Prandaj per ruajtjen e Parkut te Germise si zone e mbrojtur por edhe te tere masivit te Germise nga degradimi i metutjeshem duhet nje angazhim me i madh duke filluar prej qytetarit, ndermarrjes menaxhuese, organeve komunale te Prishtines, e deri te instancat me te larta shteterore. Pra duke e ditur se ruajtja e masivit te Germise eshte me interes kombetar dhe nderkombetar nuk duhet humbur shume kohe sepse edhe ashtu pak jemi te vonuar dhe koha nuk pret.

Users also searched:

...