Back

ⓘ Isadora Duncan ishte balerina dhe koreografia e njohur e fillim shekullit XX, gruaja qe revolucionarizoi baletin modern, pas humbjes se dy femijeve te saj qendr ..




Isadora Duncan
                                     

ⓘ Isadora Duncan

Isadora Duncan ishte balerina dhe koreografia e njohur e fillim shekullit XX, gruaja qe revolucionarizoi baletin modern, pas humbjes se dy femijeve te saj qendroi ne Sarande per disa muaj. Aty u njoh me Shqiperine dhe gjendjen e mjeruar te njerezve, ku kerkoi te jepte ndihmen e saj. Isadora duartrokitet ne mbare Evropen, pasi u debua nga Shtetet e Bashkuara per simpatite e saj pro-sovjetike.

                                     

1. Lidhja me Shqiperine

Rastesia e solli Isadora Duncan te jetoje disa muaj ne Shqiperi, Saranda e sotme”, keshtu shprehet ne librin e tij "Santa Quaranta" autori Luan Rama,Paris, i cili studioi e mblodhi te dhena mbi kohen kur Isadora qendroi ne Shqiperi. Ne pranveren e vitit 1913, atehere kur ajo pergatitej te interpretonte" Ifigjenine” e Gluck-ut ne teatrin e" Chatelait” ne Paris, u godit nga nje tragjedi akoma me e tmerrshme se ajo qe do te interpretonte ne skenen e atij teatri. Dy femijet e saj, viktime e nje aksidenti automobilistik, u mbyten ne Sene. Jeta artistike u nderpre menjehere. I vellai Raymond Duncan, nje intelektual dhe njohes i Epirit dhe Greqise antike, por edhe i Shqiperise, i cili jetonte ne Korfuz bashke me gruan e tij Penelopen, i kerkoi qe ajo te shkonte me ta ne brigjet e Korfuzit, ne Santa Quaranta, per te lehtesuar dhimbjen e madhe te saj.

                                     

2. Leterkembimi

Ne nje leter derguar nga Korfuzi nje mikes se saj, Elena, Isadora shkruante: "Bashke me vellain tim Raymond, ne shkuam neper malet e Epirit, duke ecur 50 milje ne dite dhe duke fjetur ne qiell te hapur, duke menduar e qare per ata njerez, ne vend qe te isha ne nje dhome te mendoja per ju. Ne vizituam qindra fshatra te djegur nga turqit; pame ata njerez te mjere me shtepite dhe te korrat e shkaterruara. Nese dikush nuk i ndihmon, ata do te vdesin nga skamja. Po perpiqem te ngreme disa streha per femijet. Ne do te kthehemi javes tjeter. Ah ata femije, me ata sy aq te trishte te deshperuar dhe ato gra qe s’kishin ç’t’u jepnin”. Me pas, nje mikut te saj artist, Isadora i shkruante:" Vellai im Raymond dhe Penelopa pa pasur asgje me vete u nisen me kembe per ne Epir. Shkojne drejt Janines. ç’kurajo! Mendojne te kthehen pas nje jave dhe do te me tregojne per gjendjen e sakte ne te cilen ndodhen njerezit dhe ai vend. Pastaj, permes nje thirrje, ne do te perpiqemi te mbledhim fonde ne menyre qe t’i ndihmojme ata te mjere. ç’mendon ti? Thuhet se jane nje mije familje qe po vdesin urie. Dua te shkoj edhe une qe ne nje lloj menyre t’i ndihmojme ata femije. Nese Paris Singer mund te vije, do te ishte me thjesht, por edhe vetem do mund te beja diçka. Ketu me thone se jane peizazhe te njohura te mrekullueshme. Do enderroja te ngrija atje nje shkolle danci, nje vend ku te mblidheshin artistet. Po pres kthimin e Raymond-it dhe do t’u shkruaj. Ne vend qe t’u shkruaj keto fjale boshe me frengjishten time te keqe, do te doja t’u dergoja pamjen qe kam perballe dritares, me hapesiren qe hapet balle detit. Perballe mund te shohesh deri tutje te malet, te cilet duken sikur perkunden ne te kalterten midis tokes e qiellit, si ne nje imazh te" Tokes se Premtuar”. Ndonjehere, duke admiruar keto imazhe, mendoj se ndoshta kam vdekur bashke me femijet dhe se bashke me ta kam hyre ne Parajse. I ndiej shume prane meje. Dhe pastaj me kap dhimbja e tmerrshme fizike. Syte e mi nuk do t’i shohin me ata. Duart e mia nuk do t’i prekin kurre duart e tyre. Ende me shfaqen ato duart e tyre te dashura te mjera qe me pershendesin nga makina qe i mori me vete. E une dua te klith nga dhimbja. Por ne fakt eshte jeta vete qe vuan.", keshtu ka shkruar Isadora Duncan gjate kohes qe qendroi ne Shqiperi.

Users also searched:

...