Back

ⓘ Majlinda Nana Rama eshte pedagoge, shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si perfaqesuesja me e shquar e brezit te saj letrar dhe nje nga emrat e ..




Majlinda Nana Rama
                                     

ⓘ Majlinda Nana Rama

Majlinda Nana Rama eshte pedagoge, shkrimtare dhe studiuese shqiptare. Ajo konsiderohet si perfaqesuesja me e shquar e brezit te saj letrar dhe nje nga emrat e nderuar te letersise se sotme shqiptare. Ka shkruar poezi, ese, artikuj shkencore, studime, kritike letrare, romane, novela etj.

                                     

1. Mbi jeten dhe vepren

Majlinda Nana Rama ka lindur ne Tepelene. Ne vendlindje ka marre mesimet e para e ato te mesme. Gjate viteve 1998–2002, ka kryer studimet e larta per Letersi dhe Gjuhe Shqipe. Ne vitin 2012, ka perfunduar Fakultetin e Shkencave Politike ne degen Marredhenie Nderkombetare. Ne vitin 2014 merr titullin Master i Shkencave ne Shkencat Politike dhe Juridike. Ka punuar si administratore e SHSSH dhe si mesuese e Gjuhes Shqipe dhe Letersise. Prej vitit 2004 punon ne disa media. Nga viti 2006 dhe aktualisht eshte gazetare e gazetes "Panorama", ndersa, paralel ka qene drejtoreshe e Departamentit te Informacionit prane televizionit "Apollon" 2004-2012. Po ashtu, ka punuar si gazetare e televizionit "Ora News", TV Klan dhe Abc News. Eshte autore, skenariste, dhe drejtuese e qindra emisioneve sociale, kulturore dhe politike. Punon ne Bashkine Fier si dhe eshte drejtoreshe ekzekutive e Fondacionit Kulturor "Harpa". Eshte themeluese dhe drejtuese e Panairit Kombetar te Librit "Fieri". Majlinda eshte anetare e W.P.S.Lidhja e Poeteve Bashkekohore te Globit. Eshte redaktore dhe recensente e librave te autoreve te ndryshem ne poezi, proze dhe studime. Eshte pedagoge ne Universitetin e Arteve, Tirane.

Si shkrimtare, Majlinda Rama u be e njohur me romanin" Perandoret”, i cili beri jehone te madhe per shkak te tematikes se mprehte, trajtimit dhe mpleksjes fabulare te shume elementeve. Ky roman, qe i hapi rrugen ne letersi, ne pak kohe do te behej edhe film ne Zvicer.

Stili i veçante i Majlinda Rames ra menjehere ne sy te kritikeve e studiuesve me te njohur te kohes, si: Ali Aliu, Nasho Jorgaqi, Jorgo Bulo, Klara Kodra, Agim Vinca e shume te tjere, te cilet pane te shkrimtarja re nje talent te spikatur. ".Ne Shqiperi, Kadare s’ka per te mbetur i vetem.", do te shpreheshin per te.

Talenti i saj i gjithanshem, vjen permes ngjyrash, situatash, personazhesh, problematikash, ne gjini nga me te ndryshmet, nga lirika te epika, nga dashuria te drama, nga drama te tragjedia, te gjitha keto me nje kulture krijuese te adhurueshme.

Ne vitin 2019, Majlinda Rama u perfshi ne kolanen studimore te akademikut Ali Aliu mbi vepren e autoreve me te mire bashkekohore, ne krahe te shkrimtareve te njohur, Ismail Kadare, Dritero Agolli, Fatos Arapi, Azem Shkreli, Zija Çela dhe Kim Mehmeti.

Krijimtaria e Majlindes eshte pritur mire dhe vleresuar nga kritika letrare brenda dhe jashte vendit.

Letersia e saj eshte promovuar dhe perkthyer ne disa shtete, si: Kosove, Maqedoni, Mali i Zi, Gjermani, France, Zvicer, Austri, Belgjike, Poloni, Holande, Hungari, Spanje etj.

Shtypi i huaj e ka krahasuar me Dostojevskin, A. Çehov e Aleksander Gribojedov.

                                     

2. Tituj te veprave

  • Botime
  • Merrma lotin peng – Poezi – 2004;
  • Koncept i perkufizuar i nje modeli ekonomik - studim, 2016;
  • Arzoe - Novele, 2019;
  • Kthimi - novele, 2017;
  • Antologji e prozes poetike - 2017;
  • Metalogjika policentrike e nje shteti te ri - studim, 2016;
  • … Por gjyqi vazhdon … – Eseistike – 2006;
  • Kritika Letrare – studime, kritika, ese, publicistike, Shkup, 2014;
  • Lirike me dhimbje - poezi, Onufri, 2020.
  • Kodi poetik i Agollit - studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
  • Perandoret – roman – 2014;
  • Zonja me te kuqe – roman, 2015;
  • Kumte qe levizin Mbi poezine e Ali Podrimes - studim monografik, 2018, red.shkencor Ali ALIU;
  • Lulet e egra - poezi, Shkup, 2017;
  • Ikja - novele, 2016;
  • Hene e qiellit tim – Poezi – 2006;
  • Shenime Letrare - Studime, kritike letrare, 2019;
                                     

3. Çmime letrare

Majlinda Rama eshte fituese e shume çmimeve letrare. Veçojme disa prej tyre:

  • Eshte shpallur" Ambasadore e Paqes", Tirane, Shqiperi;
  • Çmimi" Muza Poetike Budiane”, dhene ne Mat, Shqiperi;
  • Çmimi" Ora e Maleve”, dhene ne Rozhaje, Mali i Zi;
  • Çmimi "Faik Konica" per Kritiken me te mire Letrare;
  • Finaliste e Çmimit "Kadare"2018;
  • Çmimi" Libri me i Mire Poetik" Lulet e egra" dhene ne Panairin e XX Nderkombetar te Prishtines 2017;
  • Çmimi i Pare ne Maqedoni dhene nga Ministria e Kultures, Maqedoni poezi;
  • Eshte shpallur" Njeriu i vitit” ne vitin 2014, Tirane, Shqiperi;
  • Çmimi Nderkombetar "Gruaja 2019" akorduar nga Universum Academy Switzerland, Zvicer;
  • Çmimi" Naim Frasheri”, dhene ne Institutin Albanologjik, Prishtine;
  • Çmimi" Esad Mekuli”, dhene ne Biblioteken Kombetare ne Kosove;
  • Finaliste e Çmimit Kombetar te Letersise akorduar nga Ministria e Kultures, Shqiperi, 2020;
  • Çmimi" Muza poetike 2012”, dhene ne Tirane, Shqiperi.


                                     

4. Vleresime mbi autoren

Ali Aliu:" … Shkrimtarja dhe studiuesja Majlinda Rama mbetet, padyshim, zeri me perfaqesues ne letrat shqipe te kesaj gjenerate, e cila po na deshmon pene te mprehte, talent dhe kulture letrare e krijuese… Nje romanciere shume e mire dhe me se tepermi e guximshme…Kam lexuar krijime te Majlindes, ne poezi dhe proze dhe te gjitha keto lexime me sollen te qarte Majlinden si krijuese, shume re ne moshe, por me nje talent te rralle… Doreshkrimi i saj me studime," Kritika Letrare”, me befasoi per mire dhe sinqerisht e parashoh te ardhmen letrare te kesaj autoreje. Nje krijuese qe gjendet mire ne te gjitha gjinite. Per keta krijues ka nevoje letersia shqipe…”.

Nasho Jorgaqi:" …Majlinda Rama eshte perfaqesuesja me e shquar e brezit te saj letrar dhe nje nga emrat e nderuar te letersise se sotme shqiptare… Ne nje hark kohor, prej disa vitesh, ajo ka arritur t’i jape letersise shqiptare nje varg veprash shume te çmuara, ne disa gjini. Ajo eshte romanciere, poete, tregimtare, kritike letrare, shkrimtare, studiuese e letersise e publiciste. Talenti i saj i gjitheanshem, vjen permes ngjyrash, situatash, personazhesh, problematikash, ne gjini nga me te ndryshmet, nga lirika te epika, nga dashuria te drama, nga drama te tragjedia, te gjitha keto me nje kulture krijuese te adhurueshme…Sigurisht, une nuk e kam te lehte te prezantoj kete figure shume te çmuar, nje nga grate intelektuale, e vecanerisht, artiste e fjales, ta paraqes ne nje kohe kaq te shkurter, per nje veper te gjere, te pasur e komplekse".

Dritero Agolli:" …Hyn tek ato talente, te cilat na bejne krenare! Te uroj krijimtari te mbare!”.

Mehmet Kraja:" …Nje rrefim i pervojes letrare, me nje autore qe ka imagjinate dhe kulture shkrimi, qe di te rrefeje, te thure ngjarje dhe te krijoje intrige, por edhe te improvizoje. Subjekti eshte mbeshtetur mbi situata te njohura te dramave te renda te periudhes se tranzicionit ne Shqiperi, duke iu shtuar atyre edhe pesime plotesuese te protagonistes, qe e çojne rrefimin pothuajse ne kufijte te pabesueshmes. Megjithate, romani e mban gjalle kureshtjen e leximit deri ne faqet e fundit”. Per romanin "Lulet e bardha te janarit".

Agim Vinca:" Majlinda Rama ka sjelle nje formacion te ri, jo vetem ne proze, por edhe ne poezi me heret, me dy librat e pare poetik" Merrma lotin peng” dhe" Hene e qiellit tim”… Talente te tilla, perfaqesuese i japin dinamike letersise.” Prishtine, 2014." Libri Kritika Letrare’. Me pelqeu shume interpretimi i Findlej-it te Bernsit. Edhe shkrimi per mikun tim, studiuesin serioz, qe i ka te rralle shoket, Jorgo Bulon. Me pelqeu libri ne pergjithesi, me ndonje perjashtim. Je e papare dhe e pandalur!” 2015

Klara Kodra: ".Poezia e Majlindes eshte bashkekohore shqiptare dhe evropiane, eshte deshmi e gjalle se nje letersi si ajo shqiptare, mbeti periferike per arsye historike, gjeografike dhe gjuhesore, por eshte ne gjendje te zbuloje talente poetike te tilla, medha, te denja per tu futur ne imagjinaten e ndergjegjes estetike evropiane siç eshte ka ndodhur tashme me Kadarene. Majlinda kthehet ne nje veçori te veçante te poezise shqiptare. Ajo shquhet per perdorimin e kodit te poezise popullore, krahas kodit elitist.Kjo autore eshte nje poete e lindur, nje poete e vertete, nje "lule e eger", siç sugjeron titulli i librit te saj, ne mesin e shume luleve artificiale te lindura ne driten artificiale te modave te ndryshme, qe nuk kane rrenje te verteta poetike. Pra, poezia e Rames eshte nje lirike e mendimit, nje poezi me nje vullkanizem te brendshem. Ne poezine e saj gjejme lirike me freski dhe spontanitet te imazheve te folklorit dhe teksteve te rafinuara dhe te thella. Majlinda mediton mbi problemet ekzistenciale dhe perjeton intensivisht problemet shoqerore dhe etike te realitetit te kohes se saj dhe atdheut te saj."

Jorgo Bulo:" Romani Perandoret eshte nje liber i guximshem, por eshte edhe nje moment qe ne te shohim ku eshte letersia ne marredhenie me bashkekohesine. Majlinda perballet dinjitetshem me situata te ndryshme, deri te krimi, prandaj prurja qe ajo ka bere ne letersi duhet pershendetur nga te gjithe. Une e shoh te ardhmen e saj ne letersine shqipe shume te kristalte”.

Ali Aliu:" Ne fund te vitit qe lame pas, ne botim te shtepise" Vatra” ne Shkup, doli nga shtypi vellimi me poezi" Lulet e egra” i shkrimtares Majlinda Rama. Duhet thene se behet fjale per vepren, deri me sot, me te rendesishme te kesaj autoreje dhe nje nga vellimet poetike me te rendesishme te botuara gjate viteve te fundit ne poezine shqipe. Pas botimit te novelezave-poema," Ikja” dhe" Kthimi”, me kete liber autorja ben nje hap te rendesishem, te pritshem, drejt majave te letersise shqipe. Ne harkun kohor 15 vjeçar, Majlinda Rama po ecen sigurt drejt ndertimit te profilit te saj ne letersi. E tille dhe me pretendime, ajo ka bere progres te shpejte ne zoterimin e diskursit romanor, ne fushen e studimeve dhe kritikes dhe ne poezi, sidomos, ku me botimin e librit" Lulet e egra”, per mendimin tim, arrin shkallen me te larte ne krijimtarine e vet letrare deri me sot”.

Bardhyl Londo: "Princesha e poezise shqipe".

Sadik Bejko: "Majlinda me shume klas ne jete dhe ne art. Zonje qe i ben hije vetes. Me inteligjence e rrezatim te forte. U jep emer e nder dhe shume te tjereve."

Ymer Çiraku: "Kur e njoha Majlinden, ajo bente aktivitete shume serioze dhe une mendova se ishte vec nje organizatore e zellshme, por kur me ra ne dore romani i saj" Perandoret” u befasova per menyren se si shkruante, si nje shkrimtare me pervoje te gjate shkrimore, pastaj kerkova edhe romanin" Zonja me te kuqe” dhe m’u perforcua bindja per te dhe thashe po kjo pse nuk I le nje aneks vetes dhe nuk ben aktivitete per vete. Mendoja, kjo, ose eshte modeste, ose vishet me nje lloj mistifikimi, sic jane keto manierat e sotme te ca shkrimtareve te rinj.Ndersa me librin" Lulet e egra”, ajo i ka vene vulen perfundimtare krijimtarise se saj cilesore. Ky liber me percolli shije te vertete poezie. Ishin lule egershane qe i lekund tronditshem si vale deti fryma e njeriut. Dua te theksoj keshtu, se jane krijime te verteta. Pra, jane perjetime qe duket sikur i provoi secili prej nesh. Eshte ky nje raport i endur me mjaft mjeshteri dhe inteligjence, ai mes tekstit dhe lexuesit te tyre. Shkurt fare: Te lumte! Dhe besoj fort se suksese te tjera me siguri te presin. Shkruaj per qejfin tend se ashtu poezia vjen me klas te eperm".

Zija Çela: "E dashtuna Majlinda. gezoj sidomos per shperthimin tend poetik. Kjo lirike, e denje per çdo antologji, eshte si nje pus qe te çon thelle te shpirti, dhe e kam fjalen per Shpirtin Universal te Njerezimit. Keto dy fjale jane pak, por edhe tre perqafime nuk jane shume. Zijai ti nisi kete çast". Per poezine "Ju qe me deshet me zjarr", 2017.

Nasho Jorgaqi: "Si historian i letersise qe jam, rasti Majlinda me con te kujtoj kontributin e femrave ne letersine shqipe. Poeteshat e para qe kane dale ne shtyp ne letersine tone jane kater femra ne vitet ’30; Musine Kokalari, Selfixhe Ciu Broja, Jolanda Kodra dhe nje shkodrane me pseudonimin Lux Secreta qe kishte emrin Luçie Sereqi.Keto inauguruan, ne letersine shqipe, hyrjen e vargut te femres shqiptare, vargjet sigurisht per kohen e tyre ishin te lexueshme por vargezime. Tani, pas gati nje shekulli, del nje vajze nga Krahesi i Tepelenes me nje poezi, perkatesisht me nje vellim poetik, qe hyn ne radhet e poeteve me te mire shqiptare te kohes se sotme.Sot, sic dihet, jemi para faktit qe debutojne ne letersi qindra vajza, jane me shume vajza se meshkuj dhe, pikerisht ne keto qindra vajza qe vrapojne se kane ardhur ne fushen e letersise, shquhet kontributi i Majlindes, nje kontribut shume cilesor, i vecante, nje ze krejt i vecante dhe nje shprese e madhe per letersine shqipe dhe vecanerisht per poezine shqipe.”.

Behar Gjoka:".Majlinda eshte sot nje ze serioz ne letersine shqipe dhe kjo fale punes se saj dhe deshmive krijuese. Ne librin" Kritika Letrare”, autorja ka ditur te beje hulumtime te thella ne autore te ndryshem, duke na sjell nje qasje krejtesisht te vecante, gje qe e ka bere librin te jete ndryshe nga librat e tjere te ngjashem te kesaj fushe. Ajo nuk i qendron besnike vetem fjales akademike e shkencore, por ben interpretime krejtesisht njerezore… Romani Perandoret’ te ofron nje realitet te frikshem, nje pamje makabre te krimit dhe te pasojave te tij ne perditshmerine tone. Ngjizja e tekstit vjen si rrefim dhe dialog, strukture dhe shprehesi, ku perplaset njerezorja me çnjerezoren, duke endur nje liber me problematika shoqerore, te cilat zbulohen permes toneve realiste dhe postmoderne, si dhe figurimit te karaktereve realiste, te cilat te grishin per ta lexuar romanin, si nje grimce tronditese jetesore, qe rroket dhe shqiptohet me ane te artit te fjales”.

Klara Kodra:" Romani Perandoret’ eshte nje arritje ne letersi, me strukturen e vet, dialogjet, vizatimin e personazheve, tensionin emocional… Perandoret’ eshte nje hap perpara ne rrugen e prozes qe premton hapa te sigurte krijues te shkrimtares se re”. 2014

Ali Aliu: "Lulet e egra eshte nje nga vellimet poetike me te rendesishme te botuara gjate viteve te fundit ne poezine shqipe. Me kete liber autorja ben nje hap te rendesishem, te pritshem, drejt majave te letersise shqipe.".

Maku Pone:".poete e avangardes se viteve 2000, ne poezine shqipe me pas ballkanike. Brenda poezise i shoh nje tragjizem te hershem me rrenjet tek tragjiket greke, shoh dhimbjen ekzistenciale, gjej ate qe fshihet pas metaforave te tua te rralla, degjoj si edhe ti. Kur nuk shoh dot, ma hap rrugen poezia jote … Kam nenvizuar ndoshta nje duzine poezish qe, po te mundja, do t’ia servirja lexuesit dhe elites amerikane, sidomos per t’ju thene se poezi te medha bejne edhe popuj te vegjel, me te vegjel se nje province. Por, proza jote dhe studimet, te paraqesin sot nje personalitet te formuar e shumedimensionale. Ne Shqiperi, Kadare s’ka per te mbetur i vetem. Syno per te proza e madhe e shekullit te Kafkes dhe Buzzatit!”.

Adem Gashi:".Gjate leximit me behej i pashmangshem shoqerimi i ideve ne trajte parabolash me" Gebci i madh” i Skot Fitzerald dhe me ’Ujku i Wall Street’’ i Xhordan Bellfort, njerit ne nisme te shekullit XX dhe tjetrit ne te sosur te tij… Majlinda ka kapur mu castin e perthyerjeve te medha ideologjike e politike ne renien e nje formacioni shoqeror-ekonomik qe eshte ngritur ne sistem…”Kosove, 2014.

Hysen Matoshi:" Une ndihem i lumtur qe sot kemi mes nesh nje femer te guximshme, te suksesshme dhe te plotesuar. Eshte nder qe te promovojme ne Institutin Albanologjik te Prishtines, nje veper me vlera te mirefillta krijuese dhe serioze ne shkencat e letersise’’.

Dan Ibrahimi: "Letersia e Majlindes" grindet” me majat e letersise sone.".

                                     

5. Lidhje te jashtme

  • "Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine

Users also searched:

...
...
...