Back

ⓘ Marie Shllaku. U lind me 22 tetor 1922 ne lagjen Badra ne qytetin e Shkodres, e bija e Mark Simonit dhe Diles, nga nje familje qe kishte rene kund 100 vite perp ..




                                     

ⓘ Marie Shllaku

U lind me 22 tetor 1922 ne lagjen Badra ne qytetin e Shkodres, e bija e Mark Simonit dhe Diles, nga nje familje qe kishte rene kund 100 vite perpara nga Palajt e Dukagjinit. I ati kishte nje pijetore ne Gjuhadol dhe me te shoqen u trasheguan me tri vajza dhe nje djale, Ndocin, Rozen, Marien dhe Luvian.

Maria shkollimin fillor dhe te mesem e mori tek Motrat Stigmatine dhe me tej u regjistrua ne Fakultetin e Letersise-Filozofise ne Rome. Pasi studimet iu nderprene nga lufta, u kthye dhe u punesua si sekretare ne ministrit te Puneve Botore, Iljaz Agushit. Me 25 shkurt 1943 u caktua ne Prizren inspektore financash per prefekturat e nenprefekturat e Kosoves.

Me 6 maj 1944 u pushua nga puna per "motive politike. Ne shtator arrestua nga gjermanet, por me nderhyrjen e Xhafer Deves u lirua. Me 9 shtator te po atij viti, kur hyne brigadat partizane ne Gjakove, iu bashkua çetes se Smajl Goranit. U perpoq te koordinonte çetat e Shaban Polluzhes e Mehmet Gradices, Ndue Perlleshit e Uke Sadikut.

Kushtet e reja kerkonin organizimin politik te atdhetareve dhe keshtu lindi ONDSH, Organizata Nacional Demokratike Shqiptare, ku veç kontributit te veçante te profesor Ymer Berishes, nje rol shume te randesishem luajti Marie Shllaku. Me porosi dhe ndihmen e At Bernardin Llupit ajo strehohet ne DoberdolTelis, ne shtepine e Dan Pjetrit. Prej aty ajo do te luente nje rol te jashtezakonshem ne organizimin e Kuvendit te DoberdolitTelis, e bashke me prof. Ymer Berishen dhe komandantin Uke Sadiku ishin udheheqesit kryesore te atij Kuvendi, mbajtur 24/25 gusht 1945 te Llugat e Dan Pjetrit. Fjalimi i Maries ne ate Kuvend do te mbahet mend nga shume pjesemarres qe i mbijetuan tortures dhe luftes.

                                     

1. Libra

Ne librin e Shefqet Kelmendit personaliteti i Marie Shllakut frymezoi botimin e librit "Heroina Marie Shllaku" dhe permendet tek libri i tij i "Nje brez i veçante"

                                     

2. Referimet

  • SHLLAKU, SHKODRANIA 20-VJEÇARE QE U FLIJUA PER SHQIPERINE E BASHKUAR!

Nga Klajd Kapinova, New York - See more at: me 3000 ekzemplare, eshte botuar ne New York dhe ka 218 faqe ne disa foto, qe botohen per here te pare. Kopertinat jane realizuar me mjeshtri nga dizanjeri i talentuar i gazetes" Illyria” Berat Gashi, ndersa lektorimi eshte bere nga profesori i Universitetit te Shkodres" Luigj Gurakuqi” Dr. Fran Luli, recensent profesori i Historise z. Nue Oroshi, konsulent studiuesi i mirenjohur dhe botuesi i shume librave jeteshkrimor e artistik z. Jetish Kadishani dhe ne kompjuer Donika Mrijaj