Back

ⓘ Muin Çami. U lind ne Gjirokaster me 13 shkurt 1923, ku kreu shkollimin fillor dhe te mesem. Me 1940 nisi punen ne ndermarrjen Selfo, ne vitet 1942-43 ka punuar ..




                                     

ⓘ Muin Çami

U lind ne Gjirokaster me 13 shkurt 1923, ku kreu shkollimin fillor dhe te mesem. Me 1940 nisi punen ne ndermarrjen "Selfo", ne vitet 1942-43 ka punuar telegrafist ne zyrat e PTT-Tepelene. Ne vitin 1944 del partizan dhe ngarkohet me detyren e pergjegjesit te Stacionit Radiofonik te Brigades se VIII-S, me komandant trimin Asaf Dragoti Tahiraj. Pasçlirimit, ai vazhdon punen si radist ne Ministrine e Puneve te Brendshme, per te kaluar me pas prane Legates se RP te Shqiperise ne Beograd, ne vitet 1946-1950. Kthehet qe andej ne Ministrine e Puneve te Jashteme, ku punoi deri me 1953. Pas kesaj, emerohet shef ne Sektorin e Tregetise se Jashteme, per te kaluar ne vitin 1955 ne Institutin e Shkencave dhe me tej, ne vitin 1957 ne Institutin e Historise.

Aresimin e larte e ka kryer pa shkeputje nga puna ne vitet 1951-55. Me 1972 meriton titullin "Bashkepunetor i vjeter Shkencor" dhe me 1987 mbron "Doktoraturen", duke fituar graden "Doktor i Shkencave Historike". Me 1994 i jepet titulli "Profesor".

Prof.Dr. Muin Çami i perket plejades se historianeve me ne ze te Shqiperise. Ka botuar disa monografi ne vitet 1969.1987 dhe me 1999. Eshte bashkautor ne pergatitjen e vellimit te dyte te Historise se Shqiperise 1965 dhe te trete 1984. Eshte bashkepergatites dhe pergjegjes i dy vellimeve me Dokumente 1975 - 1976. Po ai eshte, gjithashtu, autor i nje numri zerash ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, me 1985.

Ka botuar dhjetra artikuj shkencore ne revistat shkencore "Studime historike", "Studia Albanica" etj. Ka mbajtur kumtesa dhe referate ne sesione shkencore, brenda dhe jashte vendit.

Muin Çami ka dhene ndihmesen e vet edhe ne ngritjen e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane, por edhe per disa muze te rretheve te ndryshme te vendit.

Ka propaganduar arritjet e historiografise shqiptare me artikuj te shumte publicistike. Studimet e ketij historiani u perkasin periudhave te ndryshme historike, por veçanerisht, ato kane te bejne me periudhen 1912-1924.

                                     

1. Botime

  • Shqiptaret dhe francezet ne Korçe” - 2000
  • Shqiperia ne rrjedhat e historise 1912-1924” - 2007
  • Shqiperia ne marredheniet nderkombetare” 1914-1918 - 1987
  • Lufta e Vlores, faktoret e fitores” - 2000
  • Lufta çlirimtare antiimperialiste e popullit shqiptar ne vitet 1918-1920” - 1969