Back

ⓘ Teknologjia GIS në bujqësi. GIS eshte sistem integrimi i harduerit dhe softuerit per mbledhjen, perpunimin, menaxhimin dhe ruajtjen te gjitha llojeve te dhenave ..




                                     

ⓘ Teknologjia GIS në bujqësi

GIS eshte sistem integrimi i harduerit dhe softuerit per mbledhjen, perpunimin, menaxhimin dhe ruajtjen te gjitha llojeve te dhenave gjeohapesinore.

GIS mundeson shikimin, kuptimin si dhe interpretimin e ketyre te dhenave me ane te hartave, globeve, diagrameve etj.

Me zhvillimin e teknologjise edhe sistemi gjeografik i informacionit ka pesuar ndryshime, duke shkuar gjithnje ne kahje te digjitalizimit te informacionit, gje qe lehteson arritjen deri tek te dhenat.

Me ane te procesit te digjitalizimit planet dhe hartat gjeodezike paraqiten ne menyre elektronike, duke perdorur ndonje program si GIS apo CAD. Te dhenat nga GIS paraqesin objekte reale

Ekzistojne dy metoda per ti paraqitur te dhenat ne menyre digjitale:

  • Vektorial
  • Rasterike

Me ane te GIS imazhet satelitore qe nenkuptojne te dhena rasterike mund te konvertohen ne te dhena vektoriale me ane te procesit te vektorizimit.

                                     

1. Aplikimet

Teknologjia e GIS mund te perdoret per:

  • Arkeologji
  • Bujqesi
  • Popullsi dhe studime demografike
  • Percaktim te siperfaqeve te tokes
  • Gjeologji
  • Planifikim ushtarak
  • Analiza ne inxhinieri
  • Kriminalistike
  • Vleresimin e infrastruktures
  • Planifikimin urban dhe rajonal
  • Mbikqyrje te semundjeve
  • Vleresimin e ndotjes te mjedisit

Arsyet e suksesit

Duke pare rendesine e GIS-it, shumica e industrive e kane implementuar ate. Nder arsyet kryesore pse ky sistem eshte kaq i suksesshem jane:

  • Kosto me e ulet
  • Dokumentim me i sigurte i te dhenave
  • Hartat e bazuara ne GIS kuptohen shume me lehte nga perdoruesit, dhe jane me te thjeshta per tu sqaruar.
  • Marrja e vendimeve menyre te shpejte dhe te sigurte.*
                                     

2. Aplikimi i GIS ne bujqesi

Njera nder fushat qe ka pasur me se shumti rritje te interesimit per perdorimin e sistemit gjeografik te informacionit viteve te fundit eshte bujqesia.

Kjo gje ka ndodhur per faktin qe fermeret kane arritur te kuptojne rendesine e GIS dhe perfitimet nga ky sistem. Sot mund te thuhet qe GIS perdoret per qellime te ndryshme ne bujqesi ku me e rendesishmja pa dyshim qe eshte" bujqesia precize”,e cila nenkupton integrimin te dhenave gjeo-hapesinore te marra nga GIS apo GPS qe mundesojne rritjen te ardhurave duke zvogeluar koston e shpenzimeve.

Per me shume mund te thuhet se”bujqesia precize” nuk ka sjellur perfitime vetem tek fermeret,por ka ndikuar direkt ne natyre konkretisht ne ruajtjen e ambientit, pasi eshte reduktuar ndikimi i mjeteve te shumta tradicionale.

Me ane te GIS-it fermeret shume lehte kuptojne se kur eshte e nevojshme qe siperfaqet tokesore te pergatiten me lende ushqyese, te dizenfektohen, kur eshte koha per mbjellje etj.

Me ane te kesaj teknologjie reduktohet ne mase te madhe sasia e panevojshme e perdorimit te pesticideve, plehrave kimike si dhe barerave tjera bujqesore per shkak se fermeret tashme e dijne saktesisht se ku,sa dhe kur ka nevoje te investohet ne kemikale bujqesore.

                                     

2.1. Aplikimi i GIS ne bujqesi Etapat pergjate bujqesise precize

Tere procesin mund ta ndajme ne tre etapa:

  • Faza gjate dhe pas mbjelljes ku perdoren te gjitha informacionet qe jane mbledhur ne etapen e pare me ndihmen e GIS-it, ka te beje me shume me kontrollimin e tokes, nese ajo eshte e rrezikar nga ndonje bakterie apo demtues tjeter qe ndikon ne prodhim.
  • Faza para mbjelljes qe nenkupton mbledhjen e sa me shume te dhenave (nevojat e tokes per lende ushqyese, sasia e ujit, pesticidet etj.
  • Faza e trete eshte korrja, ku fermeret perdorin nje teknike te posaqme te quajtur" monitori i prodhimtarise” qe perdoret per ti analizuar te dhenat e pergjithshme nga kuptohet nese ka funksionuar plani sezonal bujqesor. Keto te dhena me pas futen ne softuerin e GIS-it duke ndihmuar fermeret per te arritur tek hartat dhe informacionet e deshiruara.

Duhet cekur se GIS paraqet bazen e" bujqesise precize”, pa te cilin fermeret do te kishin vetem koordinata.



                                     

3. Dobesite e GIS ne bujqesine precize

Perveq aneve pozitive ekzistojne edhe ane negative tek ky proces. Si e mete e bujqesise precize eshte qe kerkohet nga fermeri te investoje ne teknologji per ti monitoruar kulturat para etapes se mbjelljes, gje qe rrit shpenzimet ne termin afat-shkurter.

Studimet gjithashtu tregojne qe fitimet e parashikuara nuk arrihen gjithnje dhe nese mungon eksperienca e fermerit atehere kjo teknologji nuk ka kuptim pasi dihet qe disa kultura bujqesore kane mundesi te rriten me shpejte e ca te tjera me ngadale. Gjithashtu softueri i GIS interpreton te dhena qe ipen vetem nga fermeri, pra nese fermeri gabon gjate futjes se te dhenave ne softuer atehere edhe kalkulimet do te jene gabim.

Users also searched:

...
...
...