Back

ⓘ Marjan Prenkaj lindi me 1942 ne Gjakove, Kosove. Shkollen normale e kreu ne Gjakove dhe ne Peje. Me 1964 u regjistrua ne Degen e Historise te Fakultetit Filozof ..




Marjan Prenkaj
                                     

ⓘ Marjan Prenkaj

Marjan Prenkaj lindi me 1942 ne Gjakove, Kosove. Shkollen normale e kreu ne Gjakove dhe ne Peje. Me 1964 u regjistrua ne Degen e Historise te Fakultetit Filozofik te Universitetit te Prishtines dhe diplomoi me 1970. Studimet pasuniversitare i regjistroi ne Fakultetin Filozofik te Prishtines ne Degen e Historise me 1974. Magjistroi ne temen "Dega e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878 – 1881."

Tezen e Doktorates me titull "Prizreni dhe rrethina ne shekullin XIX dhe ne fillim te shekullit XX" e pergatiti dhe e dorezoi ne Fakultetin Filozofik, ku qe ngritur edhe komisioni per mbrojtjen publike, por semundja vdekjeprurese e pengoi kurorezimin e kesaj pune me rendesi shkencore.

Prej vitit 1980 e deri ne vdekje me 1987, Marjan Prenkaj punoi ne Institutin e Historise ne Prishtine. Ai punoi edhe ne Entin e Mbrojtjes se Permendoreve te Prizrenit, si kustos i Muzeut te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, si dhe ne Prizren, ne Ferizaj dhe ne Deçan si profesor i historise dhe i sociologjise qysh gjate studimeve.

Ne fushen e shkences se historise, Marjan Prenkaj botoi me dhjetera studime e shkrime shkencore me interes per historine e popullit shqiptar. Ai mori pjese me kumtesa ne shume simpoziume dhe tubime shkencore ne Kosove dhe me gjere.

Vdiq ne Prizren, ne prill te vitit 1987.

                                     

1. Botime

  • Prizreni dhe rrethina ne shekullin XIX dhe ne fillim te shekullit XX.
  • Dega e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit 1878 – 1881
  • Disa aspekte te luftes per autonomi te shqiptareve te Vilajetit te Kosoves ne kohen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit
  • Prejardhja e familjes se Rrotullajve dhe roli i saj ne pashallekun e Prizrenit 1795-1836
  • Rezistenca e lidhjes shqiptare te Prizrenit kunder ekspedites ndeshkimore te Dervish Pashes me 1881