Back

ⓘ Piu XII. Papa Pio XII, pagezuar Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli - Eugjenio Maria Xhuzepe Gjovani Paçeli, i mbiquajtur Princi i Perendise , ishte papa i ..




Piu XII
                                     

ⓘ Piu XII

Papa Pio XII, pagezuar Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli - Eugjenio Maria Xhuzepe Gjovani Paçeli, i mbiquajtur Princi i Perendise ", ishte papa i 260 i Kishes katolike romake dhe kreu i Qytet-shtetit te Vatikanit, nga 2 marsi i 1939 gjer ne vdekjen e tij.

Para zgjedhjes se tij si pape, Paçeli sherbeu si sekretar i Bashkesise per Marredhenie te Jashtezakonshme Kishtare, nunc papnor, dhe Sekretari kardinal i Shtetit, detyra ne te cilat ai punoi te kryente marreveshje me kombet evropiane, nder me te njohurat Marreveshja perandorake me Gjermanine, ne vitin 1933 e cila eshte ende ne fuqi.

Udheheqja e Kishes Katolike prej tij gjate Luftes se Dyte Boterore dhe Holokausti mbeten çeshtje debatesh te vazhdueshme historike. Pas Luftes II Boterore, ai ishte nje perkrahes i politikave qetesuese per kombet e nenshtruara dhe nje kundershtar i paepur i komunizmit.

Perveç Papa Piosit IX, Pio XII ishte nje nga papet e pakte qe kane mbeshtetur pagabueshmerine papnore me nxjerrjen e nje kushtetute apostolike, titulluar Munificentissimus Deus Perendia me bujare, e cila perkufizoi nga kerriga mesimin e krishtere te Marrjes ne qiell te Zojes se Bekuar. Ai shpalli gjithashtu dyzet qarkoret, perfshi Humani Generis Raca Njerezore, e cila eshte ende sot qendrimi i Kishes per evolucionin. Piosi XII largoi perfundimisht pjesen me te madhe te Lidhjes se Kardinaleve ne "Kuvendin e Madh", ne vitin 1946. Ecuria e shenjterimit te tij ka arritur ne titullin te Nderuarit, me 2 shtator, 2000 nga Papa Gjon Pali II.

                                     

1. Thenie te Pios XII

  • "Adhurimi i modernes, mbizoterimi i makines, lartesimi i teknikes, jane perkrahes mjerane te se keqes qe e kane çuar njeriun brenda asgjese."
Nga qarkorja Summi Pontificatus, 20 tetor 1939
  • "Asgje nuk humbet me paqen, me luften mund te humbet gjithçka."
Nga diskutimi radiofonik i papes, 24 gusht 1939)
  • "Paqja eshte vepra e drejtesise."
Thenia udheheqese e Pios XII ne zgjedhjen e tij pape.
  • "Hulumtoni 12 vjetet e stuhishem te Papenise sone, kontrolloni çdo fjale, qe ka dale nga buzet tona, çdo fjali te shkruar nga pendet tona, e ju do te gjeni vetem kerkese per paqe!" - 1950
  • "Une do te zhgenjehesha shume, nese kjo do te perfundonte mire. Ky njeri eshte plotesisht i pushtuar nga vetvetja, gjithçka, qe nuk i sherben atij, ai e flak tej, çfare thote e shkruan, mban vulen e egoizmit te tij, ky njeri ec mbi kufoma dhe shtyp, çdo gje qe i gjendet ne rruge, - une nuk mund ta kuptoj, se kaq shume prej me te mireve ne Gjermani nuk e shohin kete, apo te pakten nga ajo, qe ai shkruan e thote, te marrin nje mesim - kush nga te gjithe keta ka lexuar fundja librin e llahtarshem "Beteja ime"?"
Mbi Adolf Hitlerin, 1929.
  • "Tani do ta shohi ai, se sa divizione kemi ne."
1953, Ne çastin qe Pio XII mori vesh vdekjen e Josif Stalinit. Stalini i kishte hedhur poshte perpjeket per paqe te Vatikanit pas Luftes se II Boterore me pyetjen "Sa divizione ka Papa?"
  • "Ki meshire, o Zot, sipas meshires tende te madhe. Prania e mangesive dhe gabimeve, qe jane bere gjate nje papenie kaq te gjate dhe ne nje kohe te tille te veshtire, me ka sjelle te qarte para syve mangesine time."
Testamenti i Pios XII.
                                     

2. Thenie rreth Pios XII

  • "Vetem Kisha protestoi kunder masakres Hitleriane mbi lirine. Gjer atehere une nuk interesoheja per Kishen, por sot une ndjej nje admirim te madh per Kishen, e cila e vetmja ka pasur guximin te luftoje per te verteten shpirterore dhe lirine morale."

Users also searched:

...
...
...