Back

ⓘ Sfera, film. Sfera eshte nje film i vitit 1998 i drejtuar nga Barry Levinson, pershtatje kinematografike e librit Sfera te Michael Crichton. Ne fillim te filmit ..




                                     

ⓘ Sfera (film)

Sfera eshte nje film i vitit 1998 i drejtuar nga Barry Levinson, pershtatje kinematografike e librit Sfera te Michael Crichton. Ne fillim te filmit, ne rolin e pilotit te helikopterit qe shoqeron shkencetaret ne bazen ushtarake, shfaqet kengetari Huey Lewis.

                                     

1. Ngjarjet ne film

Doktor Norman Goodman eshte nje psikolog qe therritet nga autoritetet vetem kur ndodh ndonje gje me rendesi te madhe, per te ofruar mbeshtetjen psikologjike per te mbijetuarit. Kur thirret ne sekret te madh ne mes te oqeanit Paqesor nga zyrtari misterioz Barnes, zbulon se emri i tij eshte nxjerr nga nje raport i vjeter, i realizuar nga qeveria e SHBA-ve, qe duhej perdorur ne rast kontakti me nje qyteterim jashtetokesor. Ne raport citohen edhe tre shkencetare: biologjia Beth Halperin, me te cilen Normani ha pasur nje marredhenie te shkurtet vite me pare, matematikani Harry Adams dhe astrofizikani Ted Fielding, te gjithe te thirrur per te marre pjese ne ekspedite.

Ne fund te abiseve eshte gjendur nje anije kozmike me prejardhje te paditur, dhe detyra e shkuadres eshte ajo e inspeksionimit dhe e vendosjes se kontaktit me format e jetes aliene te huaja. Ne realitet anija shfaqet e shkrete, bosh, por ka nje teknologji te avancuar dhe nga ditari i bordit shkencetaret zbulojne se anija ka origjine amerikane me prejardhje nga nje e ardhme e papercaktuar dhe qe gjenet ne fundin e oqeaniit prej rreth treqind vitesh. Ne nendarjen e bagazheve gjejne nje sfere misterioze me diameter prej rreth dhjete metrash.

Ndersa jane te bllokuar ne stacionin nendetes, per shkak te nje stuhie ne siperfaqe, njeri pas tjetrit anetaret e skuadres fillojne te vdesin ne incidente te çuditshme, ndersa kerkojne shpjegime duke" folur” nepermjet nje kompjuteri me nje entitet me sjellje femijenore, qe mendojne se komunikon nga brendesia e sferes. Entiteti quhet Jerry Xheri. Jerry duket se argetohet duke ndersyer kunder shkencetareve dhe ushtarakeve krijesa detare pa nje qellim te caktuar.

Pas shume oresh, Norman-i, Harry dhe Beth-i, tanime te mbijetuarit e vetem, kuptojne se ngjarjet qe po ndodhin nuk shkaktohen nga Jerry: ne realitet jane ata vete qe po i bejne keq vetes, duke materializuar mendimet dhe frikerat e tyre, edhe gjate gjumit. Te gjithe kane hyre brenda sferes qe duket se i jep mendjes njerezore fuqi te veçanta. Pasi kane dale nga sfera, i kane perdorur ne menyre te pavullnetshme fuqite e fituara per tu vetvrare. E njejta gje kishte ndodhur me te gjithe anetaret e tjere te skuadres.

Pasi u shpetuan nga ardhja e ndihmave, treshja, ne pak minuta para fillimit te pyetesorit, vendos qe sfera jep nje fuqi shume te madhe dhe te veshtire per tu kontrolluar qe do te ishte nje rrezik nese binte ne duart e ushtrise. Duke perdorur fuqite e perftuara fale sferes, vendosin te harrojne ekzistencen e sferes dhe t’i imponojne vetvetes se ajo nuk ka ekzistuar kurre. Duke qene se sfera materializon mendimet dhe i ben te verteta, ndersa treshja po pyet veteveten se çfare po bejne, duke qene pa memorje, filmi mbyllet me sferen qe del nga oqeani dhe drejtohet drejte hapsires.

                                     

2. Ndryshime nga romani

Ne roman, shkencetaret e thirrua nga Barnesi jane pese: Norman Johnson, Elizabeth "Beth" Halpem, Harold "Harry" Adams, Theodore "Ted" Fielding dhe Arthur Levine, qe nuk shfaqet ne film.

Beth, ne liber roman, eshte zoologe, ndersa ne film thote ne menyre eksplicite se nuk eshte e tille.

Edhe personali ne habitat eshte me i numert ne versionin e romanit.

Ne roman, vdekjet e personazheve jane te ndryshme nga ato te riprodhura ne film. Tedi vdes sepse terhiqet ne uje nga kallamari gjigant ; anetari i ekuipazhit qe vdes per shkak te meduzave sethe Levy dhe jo Fletcheri.

Ne roman, ka nje pershkrim te detajuar prej disa faqesh te kallamarit gjigand, dhe shume faqe flasin per nderveprimin mes kallamarit dhe personazheve.

                                     

3. Aktoret pjesemarres

  • Sharon Stone si Dr. Elizabeth "Beth" Halperin
  • Marga Gómez si Jane Edmunds
  • Huey Lewis si Piloti i helikopterit
  • Michael Keys Hall si Zyrtari O.S.S.A.
  • Dustin Hoffman si Dr. Norman Goodman
  • Ralph Tabakin si Zyrtari O.S.S.A.
  • Bernard Hocke si Detari
  • Liev Schreiber si Dr. Ted Fielding
  • Samuel L. Jackson si Dr. Harry Adams
  • Queen Latifah si Alice "Teeny" Fletcher
  • Peter Coyote si Kapt. Harold C. Barnes
  • James Pickens, Jr.si Instruktori O.S.S.A.
                                     

4. Kolona zanore e filmit

Kompozuar nga Eliot Goldenthal

Lista e trageve

  • "Their Beast Within" – 1:44
  • "Event Entry 6-21-43" – 0:53
  • "Main Titles" – 2:49
  • "Sphere Discovery" – 2:08
  • "Water Snake" – 2:36
  • "Andante" – 2:20
  • "The Gift" – 1:42
  • "Manifest3" – 3:47
  • "Manifest Fire" – 3:48
  • "Terror Adagio" – 3:24
  • "Fear Retrieval" – 3:48
  • "Visit to a Wreckage" – 1:58
  • "Pandoras Fanfare" – 1:17
  • "Wave" – 3:18

Users also searched:

...
...
...