Back

ⓘ Drejtësia Kushtetuese. Drejtesia Kushtetuese eshte nje nocion per te shprehur institucionet dhe teknikat nepermjet te cilave sigurohet supremacia e kushtetutes. ..




                                     

ⓘ Drejtësia Kushtetuese

Drejtesia Kushtetuese eshte nje nocion per te shprehur institucionet dhe teknikat nepermjet te cilave sigurohet supremacia e kushtetutes. Thelbi i kesaj eshte garantimi i realitetit kushtetues.

Sipas nje perkufizimi tjeter drejtesia kushtetuese eshte institucioni dhe teknika qe garanton respektimin e hierarkise se burimeve te se drejtes dhe, me kete, supremacise se normes se kushtetutes, si norma eprore ne nje sistem juridik. Mirepo deri me tani nga keto perkufizime sikur po del qe gjyqtari kushtetues eshte arbiter i pushteteve. Mirepo gjyqtari kushtetues eshte diçka me teper se aq. Per te shpjeguar kete duhet te cekim dy definicione te drejtesise kushtetuese.

Sipas nje perkufizimi, drejtesia kushtetuese eshte funksioni i arbitrimit te kompetences ndermjet pushteteve publike,dhe, gjyqtari kushtetues eshte gjyqtari i ketyre pushteteve, posaçerisht i atij ligjvenes dhe ekzekutiv. Pra nje gjyqtar jep drejtesi kushtetuese kur vendos mbi konfliktet, ne te cilat jane pale pushtetet publike pa marre parasysh a kemi te bejme me zbatimin e normave kushtetuese apo ligjore. Perkufizimi tjeter thote se drejtesia kushtetuese eshte funksion i zbatimit te rregullave kushtetuese, pavaresisht nese palet jane pushtete publike ose subjekte te tjera, ose me fjale te tjera, çdo gjyqtar qe zbaton rregullat kushtetuese ne çeshtjet ose mosmarreveshjet qe i shtrohen per gjykim, jep drejtesi kushtetuese.

                                     

1. Rendesia e drejtesise kushtetuese

Vete kushtetutshmeria shprehet ne institucionalizimin e pushtetit politik dhe nenshtrimin e tij ndaj rregullave te caktuara duke imponuar perputhjen me aktin themelor te shtetit kushtetuten, te gjitha akteve ligjore qe nxjerrin organet e pushtetit publik. Kurse drejtesia kushtetuese e bene te mundur realizimin e nje procesi te tille te kushtetutshmerise. Pra, drejtesia kushtetuese ndihmon ne institucionalizimin e rendit demokratik, synon kufizimin e pushtetit, si dhe garanton respektimin e lirive dhe te drejtave te shtetasve. Epersia e kushtetutes,pra, perbene konceptin kryesor te drejtesise kushtetuese. Duhet te ceket qe funksioni i dhenies se drejtesise kushtetuese nuk mund te jete atribut i organeve qe nxjerrin ligje legjislativit apo atyre qe i zbatojne ligjet ekzekutivit sepse ato mund te jene, dhe shpesh jane, objekt i kesaj drejtesie. Per kete arsye kjo kompetence duhet t’i jepet nje organi, i cili per shkak te pavaresise qe ka ndaj organeve tjera, mund te zgjidhe mosmarreveshjet ligjore ne menyre te paanshme.

                                     

2. Lindja dhe zhvillimi i sistemit te konrollit kushtetues

Kontrolli kushtetues konsiderohet si nje institut juridik ri ne doktrinen se drejtes kushtetuese, por edhe si nje nder pjeset me te rendesishme te saj. Zhvillimi ndryshem i sistemeve te kontrollit kushtetues ka kaluar ne dy faza kryesore qe kane si kriter ndarjeje ekzistencen e nje Kushtetute te shkruar.

Faza e pare i perket periudhes perpara hartimit te kushtetutes, kur mbarevajtja e rregullave te jetes shoqerore ishte me teper nje problem i zhvillimit etik, moral, shpirteror dhe tradicional i çdo vendi, se sa nje objektiv dhe qellim i ligjit.

Faza e dyte i korrespondon zhvillimit te marredhenieve shoqerore dhe organizimit te shtetit nepermjet Kushtetutes, njohjes se epersise dhe vleresimit te mbrojtjes se saj si nje nevoje themelore. Kjo ishte dhe rruga e ndertimit te shoqerise moderne, e cila kerkonte jo vetem marreveshje per rregullat e sjelljes por edhe nje sistem nderhyres te mbrojtjes dhe te kontrollit po ashtu. Si do te shohim me poshte ky institucion per here te pare do te n’a paraqitur ne nje vend me sistem juridik Common Law, per te vazhduar zhvillimin e tij, duke u shperndare sot pothuajse ne çdo sistem juridik.

                                     

3. Ne Angli

Ketu i hasim fillimet e drejtesise kushtetuese, ashtu sikurse shume institucioneve te tjera. Paradoksalisht, Anglia eshte djep i kesaj ideje te nje institucioni nuk e ka, dhe s’e ka pranuar as sot e kesaj dite. Megjithate ideja se gjyqtari mund te refuzoj zbatimin e ndonje ligji kur ai eshte ne kundershtim me nje rregull me te larte, eshte pikerisht Angleze.

Me 1610 gjyqtari Sir Edward Coke, ne rastin e Dr. Bonham konstatoj se Common Law kishte fuqi me te larte se sa ligjet mbreterore. Ne kete rast mendimi i Kokut ishte se" kolegji i mjekeve” te Londres nuk kishte kompetence te denonte z.Bonham per ushtrim pa leje te mjekesise, sepse ligj qe i parashihte atij denimin ishte i paarsyeshem dhe ne kundershtim me common law.

Pra perfundimi nga ky rast ishte se kur ligji i parlamentit behej i papranueshem dhe i pamundur per t’u zbatuar ai behej i pavlefshem ne kuptimin e common law.

                                     

4. Ne SH.B.A.

Ketu, drejtesia kushtetuese nuk ka qene e parashikuar asnjehere formalisht as ne kushtetutat e shteteve e as ne ate federale. Kushtetuta neni 3 nuk e thote as edhe nje fjali qe do t’i jepte kompetenca Gjykates se Larte amerikane qe te kete te drejte te shmangte zbatimin e ligjeve apo akteve te tjera si jo-kushtetuese. Megjithate praktika tashme kishte filluar t’a aplikonte kete parim qe me vone do te quhej si rishikim gjyqesor judicial review, ku disa njesi federale shtete kishin filluar te ushtronin nje lloj kontrolli te ligjeve te tyre dhe pajtimit te tyre me kushtetuten e shtetit perkates.

Mirepo, rasti i cili do te" instalonte” kete doktrine judicial review te rishikimit gjyqesore do te vinte vetem ne vitin 1803. Ishte rasti Marbury vs. Medison.

Çeshtja lindi per shkak te ndryshimeve politike ne Amerike, pikerisht ne fillim te shekullit 19. Me 1800 Tomas Jefferson u zgjodh president i SHBA-ve dhe republikanet fituan shumicen ne te dyja dhomat e kongresit. Gjate kalimit te pushtetit, Xhon Adams ish presidenti beri disa emerime gjyqtaresh federal, te cilet me sa duket ishin partizan te tij. Por disa emerime si ai i Wiliam Marbury, megjithate nuk arriten te kalonin dhe Jeffersoni me te ardhur ne detyre i pezulloj ato. Atehere W. Marbury iu drejtua Gjykates se Larte, duke parashtruar disa dispozita te ligjit mbi organizimin Gjyqesore Judiciary Act 1789. Sipas ketij ligji Gjykata kishte te drejte te urdheronte administraten qe te vinte ne zbatim emerimet e reja. Por Xhon Mashall gjyqetar i gjykates se larte dha nje vendim tjeter. Arsyetimi i vendimit ishte pak a shume keshtu Marbury kishte te drejte te emerohej, por Gjykata nuk kishte te drejte te urdheronte zbatimin e vendimit per emerim, sepse dispozita e ligjit mbi organizimin gjyqesor qe e parashikonte kete te drejte gjykates, ishte ne kundershtim me Kushtetuten. Duke ia dhene nje kompetence te tille gjykates, Kongresi i kishte kapercyer kufijte e njohur me Kushtetute.

Ne teori, argumentimi i marshallit ishte permbledhur ne keto pika:

  • Ligji mbi organizimin gjyqesor, 1789 ishte ne kundershtim me Kushtetuten,
  • Ky ligj duhej shpallur i pavlefshem si Anti-Kushtetues.
  • Kushtetua eshte me e larte se çdo norme tjeter,


                                     

5.1. Ne Evrope Etapa e pare: pas luftes se pare boterore

Ne kete periudhe kemi krijimin e gjykatave kushtetuese ne gjashte vende: Austri, Gjermani, Çekosllovaki, Spanje, Rumani dhe Irlande.

Shembulli i pare eshte Gjermania e cila me kushtetuten e Vajmarit 1919, ne nenin 102 te saj, i njohu Gjykates se Shtetit kompetencen e zgjidhjes se konflikteve ndermjet pushteteve publike, kurse gjyqtareve te zakonshem te drejten per te mos batuar ligjet qe ishin antikushtetuese ne proceset qe ata gjykoni. Çekosllovakia – ne kushtetuten e 1920-es thuhej se Gjyqtaret e zakonshem ishin te detyruar t’i drejtoheshin Gjykates Kushtetuese, kur ligji qe duhet zbatonin ne nje çeshtje konkrete ishte, sipas tyre, ne kundershtim me kushtetuten, Kemi pra ketu nje kontroll incidental te detyrueshem dhe jo fakultativ.

Austria ne Kushtetuten e 1920-es, i solli dy risi te rendesishme: se pari formimi i Gjykates Kushtetuese, e cila historikisht ka qene gjykata e pare e tille ne Evrope e specializuar per çeshtje te tilla. E dyta, ajo mund te vendoste shfuqizimin e ligjeve dha akteve nenligjore te papajtueshme me kushtetuten federale, kur i kerkohej nga qeveria federale ose e lendeve. Vendimet ne keso raste kishin fuqi te pergjithshme erga omnes Gjithashtu kjo Gjykate kishte kompetence te zgjidhte konfliktet ndermjet pushteteve publike, qe perbene nje tjeter largim nga modeli Amerikan.

Kushtetuta e Irlandes eshte i pari tekst kushtetues 1937 i nje vendi te common law qe shenoj shkeputje nga sistemi juridik Britanik. Kjo kishte nje kushtetute te shkruar, qe nuk eshte e zakonshme per vendet e common law. Kjo kushtetute qe eshte ne fuqi edhe sot ia lejoj Gjykates se Larte Hight Court dhe Court of Appeal dy kompetenca te drejtesise kushtetuese: se pari, kontrollin paraprak te kushtetutshmerise se ligjeve te votuara me kerkese te presidentit dhe konstatimin e kushtetutshmerise se nje ligji i cili eshte ne zbatim ne nje procedure te zakonshme.

                                     

5.2. Ne Evrope Etapa e dyte: pas luftes se dyte boterore

Kjo etape perfshine vendet e Evropes Perendimore. Gjate kesaj kohe, vendet evropiane u priren drejt krijimit te nje modeli te veçante, qe dallohej dukshem nga ai amerikan. Vetem dy vende ndoqen shembullin amerikan Danimarka dhe Suedia.

Shumica e vendeve evropiane ngriten Gjykatat Kushtetuese, te cilat pergjithesisht zbatonin keto tri teknika kryesore:

  • Kontroll abstrakt kushtetues te ketyre normave, dhe
  • Kontroll konkret kushtetues te normave juridike
  • Kontroll incidental i konstitucionalitetit te ligjeve te zbatueshme ne procesin gjyqesor te zakonshem nje lloj kontrolli konkret.

Duhet thene se teknika evropiane e zbatuar nga gjykatat e specializuara kushtetuese, eshte e nderlikuar dhe e sofistikuar, veç te tjerave per shkak te filozofise juridike te Evropes dhe pajtimit te kerkesave te nje drejtesie kushtetuese me karakteristikat e sistemit te saj juridik romanist.



                                     

5.3. Ne Evrope Etapa e trete: pas renies se komunizmit

Kjo periudhe perfshine vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore. Nga te gjitha vendet e kesaj pjese te Evropes vetem tre paten krijuar Gjykatat Kushtetuese para shembjes se komunizmit Jugosllavia -1963, Çekosllovakia-1968 dhe Polonia-1982 Ne kohen e sotme pothuajse te gjitha vendet kesaj pjese te Evropes kane krijuar Gjykatat Kushtetuese.

                                     

6.1. Llojet e kontrollit kushtetues Format e kontrollit te kushtetutshmerise sipas interesit qe mbrohet

Subjekti fillestare kerkues i vleresimit te kushtetutshmerise se ligjit apo aktit tjeter, kur e merr nje iniciative te tille, zakonisht tek ai mund te kete motive te ndryshme qe e kane shtyre per nje gje te tille. Mund te ndodhe qe subjekti te jete individ dhe kete kerkese t’a beje teresish per arsye dhe interesa te tij personale, nese konsideron se me ndonje ligj apo akt tjeter i eshte zvogeluar apo cenuar ndonje e drejte e garantuar me Kushtetute. Ose, ne nje tjeter rast mund te ndodhe qe subjekti qe i drejtohet Gjykates Kushtetuese apo te rregullt ne shtetet me kontroll kushtetutshmerie te sistemit te shperndare, te jete i obliguar ne baze te detyres zyrtare te referoj çeshtjen per nje kontroll te tille. Ne rastin e pare,pra, kemi nje interes personal ne te dytin kerkohet te mbrohet nje interes me i gjere dhe subjekti qe e ben kerkesen nuk e ben ne emer dhe per interesa te tij personaleindividuale. Varesisht nga motivet ne baze te cilave subjekti fillestare qe e merr nismen per te kerkuar kushtetutshmerine e nje ligji apo akti tjeter n’a paraqiten dy lloje te kontrollit te kushtetutshmerise:

                                     

6.2. Llojet e kontrollit kushtetues Kontrolli abstrakt

Karakteri abstrakt i kontrollit te kushtetues te ligjeve apo akteve tjera nenkupton shqyrtimin e kushtetutshmerise se normes juridike mbi interesat objektive te bartesve te funksioneve publike. Ekzistimi i interesave te tilla objektive te subjekteve qe drejtojne ankesen, e bene te domosdoshme ekzistimin e nje gjykate te veçante.

Karakteristike e ketij lloji te gjykimit eshte shqyrtimi abstrakt in abstractio ndaj normave juridike, nga nje gjykate e veçante si dhe efekti i pergjithshem egra omnes i vendimeve te saj.

Si subjekte ngritese te ketij lloji te kontrollit paraqiten bartesit e disa funksioneve publike ne disa raste edhe grupet minoritare. Ky lloj kontrolli konsiderohet si" parandalues” ne kuptimin qe nuk e lejon nje norme juridike, e cila eshte ne kundershtim me Kushtetuten, qe te marr efekt tek kontrolli Ex ante apo nese ka marre efekt nuk e lejon te kete efekte te tilla negative ne te ardhmen tek kontrolli Ex-post. Po ashtu si efekt i ketij lloji te kontrolli eshte pastrimi i sistemit juridik nga normat dhe aktet tjera qe mund jene ne kundershtim me kushtetuten, perpara se ato te cenojne lirite themelore te individeve dhe parimet e shtetit ligjor. Por ky lloj kontrolli, ka efektin, dhe shpesh perdoret per te zgjidhur" ngaterresat” qe mund te kene ndodhur ndermjet pushteteve te ndryshme ne lidhje me funksionimin dhe kompetencat e tyre.

                                     

6.3. Llojet e kontrollit kushtetues Kontrolli konkret

Kontrolli konkret lind kryesisht ne procedurat qe zhvillohen para nje gjykate te zakonshme. Ky lloj kontrolli eshte gjithmone kontroll i cili behet pasi qe norma juridike apo akti te kete marre efektet e duhura pra behet ex-post

Natyra konkrete e ketij lloji te kontrollit verehet ne faktin se ngrihet nga gjykatat e zakonshme ne nje rast konkret qe zhvillohet para tyre. Nese ne nje rast te tille lind ndonje çeshtje qe gjykates se zakonshme i krijon dyshimin ne disa shtete bindjen qe nje norme juridike eshte ne kundershtim me Kushtetuten atehere rastin e tille e referojne ne Gjykaten Kushtetuese per nje kontroll te tille. Pra" heqja e dyshimit” ne lidhje me Kushtetutshmerine e normes apo aktit, qe gjykata e zakonshme e ben duke e derguar çeshtjen ne Gjykaten Kushtetuese mund te konsiderohet si çeshtje para gjykimore. Eshte e tille sepse nga zgjidhja e kesaj çeshtje, te cilen zgjidhje e ben Gjykata Kushtetuese, varet edhe se si do te rrjedhe me tej procesi i zgjidhjes se rastit.

Mirepo duhet cekur se ky lloj kontrolli eshte konkret vetem ne kuptimin qe lind nga nje çeshtje e cila eshte konkrete dhe zhvillohet ndermjet paleve. Perndryshe ne raportin gjykate e zakonshme Gjykate Kushtetuese ky prape eshte nje gjykim abstrakt objektiv sepse e ngritte nje organ publik gjykata dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese pjesa e arsyetimit nuk dallon nga vendimi qe jepet ne nje procedure komplet abstrakte. Megjithate karakterin subjektiv e verejme ne faktin se gjykatat e zakonshme nuk mund te sjellin vetvetiu, pa pasur nje rast te paraqitur nga palet, çeshtjen e" jo-kushtetutshmerise” se ndonje norme juridike. Po ashtu nderlidhjen e" konkretes” me" abstrakten” ne raste te tilla e verejme ne faktin se pas dhenies se vendimit te Gjykates Kushtetuese ne lidhje me anti-kushtetutshmerine e normes ne fjale, ai vendim ka efekte per te gjithe egra omnes edhe ne rastet e ardhshme. Me nje fjale ketu tash verehet karakteri objektiv i ketij lloji te gjykimit kontrollit. Pra rasti rezulton me humbjen e efektit te ligjit apo pjese te tij te cilit ligj i ndalohen efektet e metutjeshme.

Duhet cekur se ky lloj kontrolli quhet ndryshe edhe si kontroll incidental. Kjo per faktin se fakti se nje norme mund te jete ne kundershtim me Kushtetuten, eshte verejtur nga gjykatat e zakonshme ne menyre te" rastesishme”



                                     

7.1. Format e kontrollit sipas faktit se kush e ushtron kontrollin Kontrolli i centralizuar

Ne modelin Evropian kelzian te kontrollit te kushtetutshmerise nje funksion i tille eshte i centralizuar. Kjo nenkupton ekzistimin e nje organi te veçante per mbrojtjen e Kushtetutes. Ky organ zakonisht emerohet si Gjykate Kushtetuese dhe gjendet jashte sistemit te gjykatave te rregullta dhe njekohesisht luan edhe rolin e instances se fundit te interpretimit te Kushtetutes.

Kontrolli i centralizuar nenkupton te drejten dhe autorizimin e vetem nje organi per interpretimin perfundimtare te Kushtetutes e po ashtu edhe kontrollin e perputhshmerise se ligjeve dhe akteve tjera me te. Por kjo ne te njejten kohe nenkupton edhe mungesen e autorizimit dhe te drejtes qe gjykatat e rregullta te bejne nje kontroll te tille. Ne rast se gjykatat e zakonshme hasin ne raste te tilla, atehere ato jane te obliguara qe rastin e tille ta referojne ne Gjykaten Kushtetuese kontrolli incidental.

Sistem i tille i kontrollit ne forme te centralizuar eshte karakteristike e vendeve me sistem kontinental me perjashtime

                                     

7.2. Format e kontrollit sipas faktit se kush e ushtron kontrollin Kontrolli i shperndare difuz

Ne disa sisteme juridike kompetencat per kontroll kushtetues jane te shperndara ne tere sistemin e gjykatave. Kjo nenkupton se ne keto sisteme te drejten e kontrollit te kushtetutshmerise se ligjeve apo akteve te tjera e kane edhe gjykatat e zakonshme. Nje rast te tille e gjejme ne SHBA, ku nje gjyqtar i zakonshem ka autorizim te zgjidhe vete nje rekurs ankese per kunder-kshtuetutshmeri te ndonje ligji, pa pasur nevoje t’i referoj çeshtjen nje gjykate te larte.

Vete fakti qe nje kontroll i tille eshte i shperndare, imponon qe ky kontroll te jete njekohesisht edhe konkret sipas faktit se kush e merr iniciativen dhe ex post sipas faktit se kur behet kontrolli i ligjit apo aktit. Ne te kunderten po te kishin gjykatat e zakonshme nje kompetence per kontroll abstrakt kjo do te perbente nje nderhyrje ne kompetencat e organeve tjera dhe tejkalim i atyre gjyqesore. Po ashtu fakti se kontrolli i shperndare duhet te jete konkret rrjedhe edhe nga kerkesa e parimit" cases and contraversies” rasti te jete i kundershtueshem dhe parimi tjeter qe te mungoj karakteri politik ne nje gjykim te tille absent of political question doctrine.

Nje çeshtje tjeter karakteristike e ketij lloji te kontrolli eshte forma ex-post e tij. Kjo sepse, meqe behet fjale per nje çeshtje konkrete kontrolli nuk mund te jete tjeter pos pasi te kete ndodhur miratimi i ligjit apo aktit tjeter. Kjo per faktin se per te" paditur” per kunder-kushtetutshmeri nje ligj apo akt tjeter duhet patjeter qe ai ligj te jete bere i plotfuqishem. Ndryshe, ne mungese te fuqise se ligjit apo aktit te tille ai nuk ka si te prodhoj pasoja ne kete rast anti-kushtetuese.

                                     
  • Presidenti mund të risjellet nga Kuvendi, vetëm në rast se Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë se ai i ka shkelur dispozitat e Kushtetutës. Procedura
  • botojmë në tërësi edhe tre aneksët e marrëveshjes: aneksi A - amendamentet kushtetuese ankeski B - ndryshimet në legjislacion, aneksi C - implementimi dhe
  • e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore: liria, siguria dhe drejtësia qytetaria e Bashkimit, politika e jashtme, institucionet e BE - së. Gjate
  • efektivitetit të saj duke siguruar që gjykata të përmbushë detyrën e saj kushtetuese për të shërbyer si orientuese e të gjitha gjykatave të tjera shqiptare
  • Saulius Skvernalis 2016 - sot Kryeministri Mateusz Morawiecki Ligji dhe Drejtësia 2017 - deri më tani Kryeministri Denis Shmygal 2020 - sot Kryetari

Users also searched:

...
...
...