Back

ⓘ Origami ka lindur ne Japoni dhe eshte nje art qe ka te beje me palosjen e letres. Emri vjen nga japonishtja ku ori do te thote palos dhe kami, leter. Pervec se ..




Origami
                                     

ⓘ Origami

Origami ka lindur ne Japoni dhe eshte nje art qe ka te beje me palosjen e letres. Emri vjen nga japonishtja ku ori do te thote palos dhe kami, leter. Pervec se nga ishulli aziatik ky art u vleresua dhe nga popujt arabe.

Teknika e origamit qendron ne perdorimin e pak palosjeve, te cilat mund te kombinohen per te arritur ne forma nga me te ndryshmet. Pikenisja eshte gjithnje e njejta, nje leter ne forme katrore. Ky art nuk e lejon prerjen e letres gjate krijimit. Ndryshe nga c’mendohet, origami tradicional japonez, qe praktikohet qe nga fillimi i epokes EDO 1603-1867, ka qene shpesh i rrepte me te tilla lehtesira, pasi nese letra pritet gjate krijimit, do te thote qe modeli perfundimtar nuk eshte perftuar nga nje letre ne forme katrore, dhe ky fakt bie ndesh me rregullat e ketij arti.

Origjina e origamit japonez eshte ne epoken e Muromachi 1392-1573, ndersa per sa i perket origamit evropian mendohet se ka lindur ne shekullin e XVI dhe perfaqesohet nga nje zog i vogel Pajarita ne spanjisht dhe Cocotte ne frengjisht. Nje origami mund te jete sa i thjeshte aq edhe i komplikuar per rastet ku perdorem shume flete te holla. Japonezet e konsiderojne origamin me shume si nje pjese te kultures se tyre se sa art.

Gjate disa kerkimeve arkeologjike te kryera ne 1993 u gjet nje varr ku pervec sendeve te ndryshme kishte dhe dy origami qe i kishin rezistuar kohes. Pas studimit u zbuluar se i perkisnin vitit 1734 dhe dy orimamit ishin ndertuar dhe me prerje. Ky zbulimi ngriti shume debate mbi lejimin e prerjes ne kete art.

Joseph Albers, babai i teorise moderne mbi ngrohtesine e artit, nisi te mesoje origamin ne 1920 dhe iu nevojiten 10 vjet. Me pas punimet e tij do te frymezonin Kunihiko Kasahara-n, nje nga ikonat e origamit modern. Edhe psikologu gjerman Friedrich Fröbel 1782 - 1852 e theksoi vleren edukative te ketij arti dhe e nderthuri me teorine e tij "kindergarten system" ne fillim te 1800. Sot origami perdoret ne kopshte per te stimuluar fantazine e femijeve.

Vepra e japonezit Akira Yoshizawa, shenoi rilindjen e ketij arti. Origami modern perfshin teknika te reja siç eshte:

  • soft-folding, gjate te cilit letra paloset bute per te krijuar efekte te veçanta.
  • wet-folding, letra laget gjate dhenies se formes ne menyre qe kur te thahet te jete me rezistonte.

Ne Kine, origami quhet jiezhi, dhe pervec palosjes perfshin lejon prerjet. Katashiro quhet perendia e cila perfaqesohet nga nje statuje e madhe prej letre dhe ndodhet ne tempullin Ise. Perendia ne fjale perkujtohet gjate ceremonive Shinto.

                                     

1. Forma specifike

Kusudama - Kusudama eshte nje forme shume e veçante e origamit modular ku letra ngjiten me njera tjetren per te perftuar nje model. Ne fillim qellimi i tij ishte per te futur hirin te vdekurit ose mbajtur ereza ndersa sot ka vetem qellim dekorativ.

Aerogami - siç mund te kuptohet ka nje lidhje te ngushte me aerodinamiken. Kjo teknike perfshin ndertimin me leter nje objekteve te vogla fluturuese.

                                     

2. Legjenda

Nje nga format me te njohura eshte zogu japonez. Sipas legjendes thuhet se kush nderton 1000 zogj do ti plotesohen te gjitha deshirat. Legjenda flet per nje vajze te vogel e cila quhet Sadako Sasaki, e cila u prek nga rrezatimi i bombes atomike te hedhur ne Hiroshima dhe vdiq ne moshen 12 vjeçare nga leucemia. Vajza degjoi legjenden dhe arriti te ndertoj 644 zogj. Perpjekja e saj nuk i zgjati jeten, por frymezoi miqte e saj per ti kushtuar nje statuje ne Parkun e Paqes ne Hiroshima.

- Statuja eshte nje vajze e cila qendron ne kembe me duar te hapura dhe nje zog nis fluturimin pikerisht nga gishtat e saj. Historia e Sadako eshte bere subjekt per shume libra dhe realizime kinematografike. Sipas nje libri thuhet se vajza ka shkruar ne krahet e njerit prej zogjve keto fjali:

Do te shkruaj paqe ne krahet e tu Rreth botes do te fluturosh Qe femijet te mos vdesin me keshtu

- Ne nje liber tjeter thuhet se vajza nuk arriti te ndertoje 1000 zogjte, keshtu nje shok i saj ndertoi pjesen e mbetur dhe Sadako u varros me 1000 mije zogj.

Users also searched:

aesthetic origami, easy origami, flat origami, origami blossom flower, origami cherry,

...
...
...