Back

ⓘ Kalendari i krishterë ortodoks. Kisha, e udhehequr nga Shpirti i Shenjte, transformoi kalendarin e perditshem ne nje kalendar kremtues. Katalogu i diteve shnder ..




Kalendari i krishterë ortodoks
                                     

ⓘ Kalendari i krishterë ortodoks

Kisha, e udhehequr nga Shpirti i Shenjte, transformoi kalendarin e perditshem ne nje kalendar kremtues. Katalogu i diteve shnderrohet ne katalog festash. Te gjitha ditet e vitit vishen me nje permbajtje te shenjte, keshtu qe rrjedha e tyre behet vazhdimesi festash, te kremtesh.

Pra, e gjithe jeta e besimtarit behet nje feste e vazhdueshme, siç na e theksojne qarte edhe eterit: "Jeton ne toke, por qyteterohet ne qiell". Keshtu koha e kesaj bote behet model i perjetesise qe pritet te vije, dhe parashikim i jetes se ardhshme. Besimtari jeton ne toke duke e transformuar jeten e tij ne nje jete me Krishtin.

                                     

1. Kalendari kremtues kapercen kohen e kesaj bote

Perveç te tjerash, Kisha me kalendarin e saj kremtues parashikon realitetin e permbikohshem te mbreterise qiellore, duke shfuqizuar ne thelb kohen e kesaj bote, perderisa ngjarjet se shkuares i sjell çdo here ne kujtesen e saj jo si nje e shkuar, por si reale dhe mistike, qe perseritet çdo vit, dhe madje çdo dite.

Kur kremton p.sh. Lindjen e Krishtit, Pagezimin, Pesimet shpetimtare, Ngjalljen, Zbritjen e Shpirtit te Shenjte Pentikostine te tjera ngjarje historike te shpetimit tone, nuk i kujton thjesht, por i rijeton si te tashme, ashtu si edhe per Perendine te gjitha jane te tashme, si ato qe u bene ne te shkuaren, ato qe behen tani, ashtu edhe ato qe do te behen ne te ardhmen.

Ndaj e perjeton Ngjalljen e Krishtit diten e Pashkes se çdo viti si "sot" pra jeton si sot diten te Dieles historike te Ngjalljes, te vitit 33 pas Krishtit. Himnografia jone i ben jehone shume te qarte kohes liturgjike, kur ne çdo te kremte perserit dhe verteton vazhdimisht se ngjarja kremtuese nuk u be vetem ne ate kohe te pranise hyjnore mbi toke, por ajo qe ndodhi atehere perseritet edhe "sot".

E njejta gje behet dhe me uratat e shenjta, leximet, sinaksaret, sherbesat dhe ikonat e shenjta, qe e bejne te prekshme ngjarjen kremtuese.

* * *

Ky kapercim i kohes se kesaj bote dhe hyrja ne kohen liturgjike hyjnore ka edhe rrjedhoja te tjera me rrenjesore. "Sot" nuk perkon vetem ne perseritjen mistike te ngjarjes se shenjte ne çdo vit, por, duke thyer edhe skemen kohore, perhapet ne jeten e perditshme te Kishes.

Keshtu, kremtojme Ngjalljen e Zotit gjate Pashkes se çdo viti, por dhe çdo te diel p.sh. himnet "Sot erdhi shpetimi ne bote.", "Sot Krishti shkeli vdekjen dhe siç paratha u ngjall." etj. Dhe jo vetem çdo te diel, por ne çdo liturgji, te cilesdo dite te javes qe kryhet p.sh. "Ne qe pame ngjalljen e Krishtit." pas Kungimit Hyjnor. Kremtojme vdekjen e Krishtit jo vetem çdo te Premte te Madhe, por edhe gjate Lartesimit te Kryqit te Nderuar, gjate Faljes se Kryqit, çdo te premte si edhe ne Sherbesen e Ores se 9-te çdo dite.

Kremtojme Zbritjen e Shpirtit te Shenjte Pentikostine jo vetem gjate perkujtimit vjetor te saj, 50 dite pas Pashkes, por edhe ne Sherbesen e Ores se 3-te çdo dite, ne shenjterimin e Dhuratave te Çmuara gjate Liturgjise Hyjnore, ne çdo mirosje dhe dorezim klerikesh, ne çdo thirrje te Shpirtit te Shenjte gjate kryerjes se Mistereve Hyjnore, ne cilendo dite dhe ore qe kryhen. Vete jeta e Kishes eshte nje Pentikosti e vazhdueshme.

                                     

2. Kalendari kremtues ruan te tere vleren edukuese dhe formuese ne Krishtin

Perveç ketyre, kalendari kremtues kujdeset dhe sheron veçanerisht dobesine e natyres njerezore, ku megjithe relativitetin e larte teologjik te pashmangshem te tij, ruan te tere vleren edukuese dhe formuese ne Krishtin.

Per besimtaret, perseritja çdo vit e ngjarjeve te shenjta shpetimtare dhe prania e shenjtoreve gjate dites se caktuar te perkujtimit te tyre vjetor, mbetet nje pike referimi e patundur, si dhe shkak per tu familjarizuar me mesazhin dhe per tiu afruar perjetimit te tyre.

Pikerisht per kete gje, Kisha i ngarkon keto dite me te gjithe permbajtjen didaktike qe pershtatet me çdonjeren, duke i nxitur keshtu besimtaret ne misterin e shpetimit me çdo menyre te mundshme katekizmi: me leximet, himnet, predikimet, ikonat, si dhe me riperfytyrimet me te ndjeshme te ketyre ngjarjeve te shenjta, aty ku kjo eshte e mundur.

Çdo vit i veshur me kalendarin kremtues perben nje pershkrim te shpejte te historise se botes, te vepres shpetimtare te Zotit, te jetes shekullore te Kishes me te kremtet zoterore te shperndara ne te, si edhe te kujtimeve te profeteve, te drejteve, te apostujve, te deshmoreve, te kryeprifterinjve dhe murgjve oshenareve, te shenjtoreve burra e gra, qe gjeten hir perpara Perendise.

Rikthimi i temave te njejta kremtuese ne çdo vit nuk perben shkak ngopjeje, as çeshtje rutine te merzitshme, por nepermjet perseritjes e cila eshte "mema e dijes", eshte shkak rigjallerimi dhe perforcimi i katekizmit, i thellimeve te reja ne temat e besimit, i vendimeve te reja te mundshme dhe i perparimit ne jeten me Krishtin.

Keshtu merr kuptim edhe urimi popullor "per shume vjet" ose "mot me mire", i cili lidhet ne veçanti me te kremtet e medha. Nuk behet fjale thjesht per nje urim per zgjatjen e deshirueshme te jetes ketu mbi toke, por eshte urim per te pasur raste te reja per te mesuar ne shkollen e Kishes dhe te pervetesimit te vertetave shpetimtare te besimit.

Ashtu si ikonat jane "liber i te shkolluarve dhe i te pa shkolluarve", keshtu edhe kalendari kremtues eshte shkolla e besimtareve, te shkolluarve dhe te pa shkolluarve.

                                     

3. Pashka

Pashka e pervitshme qendroi si e kremtja kryesore e madhe, "e kremtja te kremteve" dhe qendra e adhurimit te krishtere. Duke pasur si qender Pashken, u zhvillua gradualisht nje sistem kremtues i varur prej saj, si p.sh. Java e Madhe e Pesimeve te Zotit, dhe Java e Ndritshme kjo si nje e kremte e pandare paskale, si "nje dite".

Duke u bazuar ne tregimin dhe percaktimin kohor te Veprave te Apostujve, u caktua dita e 40-te pas Pashkes, si e kremtja e Ngjitjes se Zotit ne qiej Analipsit dhe e 50-ta si e kremtja e Pesedhjetores Pentikostise, ne kujtimin e Zbritjes se Shpirtit te Shenjte tek apostujt. Se fundi i gjithe cikli levizes i Pashkes mbyllet me te Dielen te Gjithe Shenjtoreve.

I gjithe ky cikel kremtues me qender Pashken, leviz ne vartesi te percaktimit te dites se Pashkes. Dita e Pashkes e Kishes Ortodokse percaktohet: te dielen e pare, pas Henes se plote, pas Ekuinoksit pranveror. Gjithashtu edhe pas Pashkes hebraike.

Te gjitha te kremtet e tjera jashte ketij cikli jane te percaktuara ne data konvencionale jo te levizshme.

Kisha Ortodokse i perdor te dy kalendaret diellore: ate Julian i vjeter dhe ate Grigorian i ri. Ky i fundit nuk eshte gje tjeter vetem korrigjim i atij Julian.



                                     

4. Kreshmimet

Pashkes i paraprin kreshma 40-diteshe, si imitim i kreshmes se Zotit Jisu Krisht ne shkretetire, si edhe i personave te tjere te Dhiates se Vjeter Moisiut dhe Ilias, por edhe si oferte e 1/10-tes se jetes sone çdo vit drejtuar Perendise.

Gradualisht me vone iu shtuan edhe 3 jave parapergatitore per krijimin e nje hyrjeje te shkallezuar ne Kreshmen e Madhe me privimin gradual te mishit te bulmetit.

Ne shembullin e saj, si nje parapergatitje per te kremtet kryesore, u zhvillua edhe kreshma para Krishtlindjes, e Fjetjes se Hyjlindeses Mari dhe e apostujve.

Brenda ciklit javor te kalendarit Kisha porosit besimtaret te kreshmojne te merkuren edhe te premten e çdo jave, si dhe me 14 shtator, 5 janar dhe 29 gusht.

                                     

5. E diela dhe ditet e javes

Kronologjikisht e kremtja e pare e krishtere eshte pa dyshim e diela, Pashka e perjavshme e Kishes, kjo eshte dita e Zotit, kjo eshte dita e pushimit. E diela eshte dita e pare e krijimit te botes, si dhe dita e Ngjalljes. Kjo eshte dita e pare e javes per te krishteret.

Gradualisht edhe ditet e tjera te javes moren nje permbajtje kremtuese.

                                     

6. Percaktimi i te kremteve kryesore

Duke marre si pikenisje kohore fillimin e Indiktit, d.m.th. 1 shtatorin, qe ishte dita e pare e vitit kishtar, shohim nje perpjekje te ruajtjes se vazhdimesise historike, te pakten ne te kremtet kryesore.

Keshtu, Lindja e Hyjlindeses Mari me 8 shtator, ngjizja zenia e Joan Pararendesit dhe Pagezorit, vendoset me 23 shtator.

Pastaj pasojne: Hyrja e Hyjlindeses ne Tempull 21 nentor; Lindja e Krishtit me 25 dhjetor; Rrethprerja e Krishtit me 1 janar; Hyrja e Krishtit ne Tempull me 2 shkurt; ngjarjet e Pesimeve dhe te Ngjalljes; Ngjitja ne qiej; Zbritja e Shpirtit te Shenjte dhe viti mbyllet ne gusht, me Fjetjen e Hyjlindeses me 15 gusht dhe me Vdekjen e Joan Pararendesit me 29 gusht.

Me baze percaktimin e Krishtlindjes me 25 dhjetor, 9 muaj me pare ishte Ungjillezimi, d.m.th. me 25 mars, ndersa 6 muaj perpara kesaj sipas Dhiates se Re ishte ngjizja e Joan Pararendesit me 23 shtator dhe 9 muaj me pas lindja e tij, d.m.th. me 24qershor, ashtu si edhe mbarsja e Shen Anes 9 muaj perpara lindjes se Hyjlindeses 8 shtator d.m.th. me 9 dhjetor.



                                     

7. Percaktimi i te kremteve te shenjtoreve

Perveç perkujtimit te profeteve dhe te drejteve te Dhiates se Vjeter, te cilet zune vend ne periudhen para Krishtlindjes, ditet perkujtimore te shenjtoreve caktoheshin kryesisht ne diten e vdekjes se tyre, d.m.th. ne ditelindjen e tyre ne Perendine.

Keshtu, ne te njejten dite regjistrohej kujtimi i shenjtoreve te hershem dhe te mevonshem pa asnje dallim, me te vetmen arsye se vdekja e tyre qelloi ne ate dite, p.sh. me 3 shtator regjistrohet kujtimi i dhjakones Fivia shek. I pas Krishtit, i hierodeshmor Anthimit shek. IV pas Krishtit, i oshenar Theoktistit shek. V pas Krishtit dhe i deshmorit te ri Polidor shek. XIX pas Krishtit etj.

Kalendari kremtues plotesohet gradualisht me regjistrimin e kujtimit te shenjtoreve, profeteve, stereterve, te drejteve, deshmoreve, hierarkeve, mbreterve, oshenareve, burra e gra, te rinj te reja, femije te moshuar, te profesioneve te ndryshme, qe gjeten hir perpara Perendise me menyra te ndryshme, ne vende dhe kohe te ndryshme.

Dita e perkujtimit te tyre eshte caktuar ne baze te dites se vdekjes se tyre, "ditelindjes" se persosjes se tyre ne Krishtin, por edhe te gjetjes ose transferimit te lipsaneve te tyre, si dhe te perurimeve te kishave per nder te tyre.

Gjithashtu, regjistrohen edhe "mbledhjet", d.m.th. grumbullimet festive te besimtareve, per nder te engjejve, te shenjtoreve, mrekullive te tyre, ikonave te shquara çudiberese, grupeve te shenjtoreve te njejtit rend, si edhe mbledhjet per nder te personave te shenjte qe luajne rol paresor ne ngjarjen e kremtuar te historise se shenjte, qe regjistrohen diten e neserme te ketyre te kremteve dhe perbejne arsye te vazhdimesise te kremteve p.sh. Theofania - Pagezimi i Krishtit 6 janar / Joan Pagezori 7 janar.

                                     

8. Ciklet parakremtuese dhe paskremtuese

Kujdesi baritor i Kishes vazhdon edhe me "rrethimin" te kremteve te medha me cikle ditore parakremtuese dhe paskremtuese, zakonisht 8-diteshe, ku ne fund thuhet "mbyllja se kremtes" dhe e dy te dielave qe i rrethojne p.sh. "e Diela para Krishtlindjes" dhe "pas Krishtlindjes".

Ne kete menyre jepet parapergatitja per te kremten me lexime, predikime, himne si dhe pervetesim te mesazheve gjate te paskremteve.

* * *

I gjithe kalendari kremtues, si nje cikel i pasur liturgjik, eshte nje thesar i pafund per te gjithe besimtaret, nese e kuptojne dhe e perdorin ne menyren e duhur. Duhet qe cikli i jashtem festiv te jetohet edhe si cikel i brendshem shpirteror dhe riperterites ne shpirtin tone.

Veme re se te gjitha te kremtet nuk kane te njejten moshe. Disa jane shume te hershme, disa te reja, te tjera shume te reja. Formimi i kalendarit kremtues eshte bere gradualisht dhe vazhdon ende, duke iu shtuar te kremte te reja, shenjtore te rinj e lokale dhe keshtu do te vazhdoje gjithe kohen. Kisha nuk pushon se linduri shenjtore.

Kjo, perveç te tjerash, perben edhe mbeshtetjen e popullit te Perendise, qe me kete menyre verteton se shenjteria nuk eshte çeshtje dhe privilegj i nje epoke te shkuar, dhe as i atyre koherave te mira te hershme, por e çdo epoke, e çdo race dhe e çdo brezi.

Njerezit jane gjithmone dhe kudo te njejte dhe kohet jane te ngjashme. Shenjtoret nuk i lind as koha, as vendi, por "fuqia te Lartit" qe forcon Kishen, dhe Shpirti i Shenjte qe e "mbulon" dhe e ben ate Nene te Shenjtoreve.

                                     

9. Burime

  • Besimi Orthodhoks, Kosherja Ortodokse, Selanik, 1997.
  • Protopresviter Thoma Hopko, Besimi Orthodhoks Orthodox Faith, Botim i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, Tirane, 1997.
  • Ιωάννης Φουντούλης, Λειτουργική Α - Εισαγωγή στη Θεία Λατρεία, Εκδ. Πουρναρά, Θεσσαλονίκη, 1995.
  • Anastas Janullatos, Mesazhe Hyjnore, bot. Ngjallja, Tirane, 2009.
  • Orthodoxalbania.org
  • Kalendari 2006 i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, Tirane, 2005.

_____________________________________________________________