Back

ⓘ Romët. Romet jane nje grup etnik qe jeton kryesisht ne Evrope, dhe ka prejardhjen nga nenkontinenti indian. Ne Evrope njihen gjeresisht dhe me emertimin cigane. ..




Romët
                                     

ⓘ Romët

Romet jane nje grup etnik qe jeton kryesisht ne Evrope, dhe ka prejardhjen nga nenkontinenti indian. Ne Evrope njihen gjeresisht dhe me emertimin cigane. Gjuha e tyre eshte gjuha rome, e cila eshte gjuhe indoevropiane dhe ka ngjashmeri me gjuhet e sotme te folura ne zonen e veriut te Indise dhe lindjes se Pakistanit.

                                     

1. Historia

Romet kane emigruar nga nenkontinenti indian rreth shekullit te 11. Gjenetika dhe gjuhesia tregojne se romet kane nje prejardhje nga popuj qe sot jane ne zonen mes Indise dhe Pakistanit. Burimet historike tregojne se romet mberriten ne Ballkan dhe Evropen Qendrore rreth shekujve 13-14. Ardhja e romeve ne Evrope nuk u prit mire, dhe vendasit krijuan ndjenja urrejtje dhe intolerance ndaj kesaj popullsie nomade. Ne Rumani, rumunet ndermoren here pas here fushata debimi dhe vrasjesh te romeve. Urrejtja ndaj romeve te ardhur ne Evrope arriti kulmin gjate Luftes se Dyte Boterore, kur me qindra mijera rome u vrane nga nazistet dhe ustashat.

                                     

2. Popullata dhe grupet

Romet jane te shperndare ne pothuajse te gjitha vendet evropiane. Vende me popullsi me te medha rome ne Evrope jane Rumania me rreth 2 milione rome, dhe Hungaria. Spanja, Franca, dhe Bullgaria gjithashtu kane me qindra mijera rome.

Users also searched:

...
...
...