Back

ⓘ Ndikimi i njeriut mbi floren dhe faunen. Rreziku vjen nga dora e njeriut dhe mungesa e ndergjegjesimit. Mungesa e rezervateve per mbrojtjen e gjitareve ne Europ ..




Ndikimi i njeriut mbi floren dhe faunen
                                     

ⓘ Ndikimi i njeriut mbi floren dhe faunen

Rreziku vjen nga dora e njeriut dhe mungesa e ndergjegjesimit. Mungesa e rezervateve per mbrojtjen e gjitareve ne Europe, nje vend i pasur ne flore dhe faune, ende pak i njohur per shumellojshmerine dhe veçantite qe ofron, konsiderohet si nje nder strehat e vetme ne Europe te gjitareve te medhenj, te zhdukur ne pjesen me te madhe te Europes, mund te çoje ne zhdukjen e tyre. Zhvillimi ekonomik pergjate viteve, mungesa e gjate e vemendjes, faktoret klimatike, por edhe presioni human, konsiderohen "armiqte" kryesore ne zhdukjen dhe minimizimin e shumellojshmerise ne flore dhe faune. Dikur ne qytete kishte me shume shpende, ndersa ne zonat malore krahas dhive te egra dhe kapronjve, kishte shume shpende te eger si shqiponja, huta, skifteri. Sot ato jane me te pakte ne numer, ndersa rreziku per zhdukjen e tyre eshte evident. Punoi:Xhesika Isufi

                                     

1. Faktoret shkaterrues

Kushtet klimatike dhe aktiviteti njerezor, si kudo ne bote, jane shkaterrimtaret kryesore te faunes dhe flores. Por, kjo merr peshe me te madhe, kur baza e mire ligjore dhe politikat shteterore ne vend per mbrojtjen e specieve te rralla dhe mjedisit, nuk gjejne zbatimin e duhur. Ndotja e ujerave, perdorimi intensiv i burimeve natyrore si perdorimi i tokes, zenia e saj me ndertime, perdorimi i bimeve mjekesore aromatike, shfrytezimi pa kriter i pyjeve, gjuetia dhe peshkimi i papergjegjshem, mbeten faktore evidente per shkaterrimin e nje pasurie, qe duhet te na bente krenare. Ndikim negativ kane zjarret ne pyje dhe permbytjet, ngricat dhe thatesirat e tejzgjatura. Pavaresisht nga premtimi global per te zvogeluar shkallen e humbjes se biodiversitetit ne menyre te konsiderueshme dhe nje angazhim evropian per te ndalur ate plotesisht, tkurrja vazhdon. Europa Jugore, perfshi Shqiperine, ka perjetuar kushte te motit te thate, me nje renie prej 20% ne krahasim me mesataren e shek. XX, e nga ana tjeter ngjarje ekstreme me reshje, e si pasoje permbytje. Alarmi i dhene here pas here nga ambientalistet duket se nuk mjafton, por kerkohet me teper zbatueshmeri e planeve dhe projekte konkrete.

                                     

2. Studimet

Prof. Dr. Qamil Haxhiu ka rreth 10 vite qe hulumton faunen shqiptare dhe bashke me ambjentaliste te tjere kryen studime intensive bioekologjike per nje popullate breshkash detare ne gjirin e Rodonit. Breshkat Detare perfaqesohen me numer te madh individesh nga lloji Caretta caretta, si dhe nga shume pak individe te llojit Chelonia mydas, qe jane markuar targuar sipas nje programi te veçante per Shqiperine. Prania e breshkes detare ne Shqiperi, sidomos e llojit C. caretta, perben nje rast me vlera te rendesishme shkencore per shtegtimin e gjate te ketij individi. Vitet e fundit shtegtimi i breshkave nga vendet e tjera ne brigjet e vendit tone ka ardhur ne rritje, qe lidhet me kushtet klimaterike. "Prania shume e madhe e gaforreve te llojit Carcinus mediterraneus dhe i kandilave te detit, Risostoma pulmo duhet te jete e lidhur me prishjen e ekulibrave natyrore ne Gjirin e Rodonit, gje e cila ka te beje me ngarkesen ndotjen e madhe organike qe ka kjo zone, e shkaktuar nga prurjet, sidomos te lumit Ishem", thone ambjentalistet. Por, per mbrojtjen e kesaj specie te rralle eshte i domosdoshem edukimi i njerezve, sidomos peshkatareve, te cilet jo pak here i demtojne ato. Po keshtu, ndodh me koranin, peshkun karakteristik te Liqenit te Ohrit, mjaft i rendesishem nga pikepamja ekonomike. Korani eshte peshku i ujrave shume te pastra dhe ky eshte kushti kryesot per mirerritjen e tij. Por, peshkimi pa kriter gjate viteve, faktor negativ ne prishjen e ekuilibrave natyrore ne Liqen, po çon drejt zhdukjes se ketij specie e rralle endemike ne rajon. Korani peshkohet edhe ne kohen e shumimit te tij, qe eshte katastrofale. Pas vitit 1992, ne liqen nisen te peshkojne me qindra peshkatare ne Pogradec, Hudenisht dhe ne Lin, ne mjaft raste pa liçence e pa asnje kriter. Ne muajin dhjetor 2009 Inspektorati i Peshkimit ndaloi peshkimin gjate periudhes se shumimit ne liqenin e Ohrit dhjetor-mars, duke sekuestruar mjetet te peshkimit dhe rrjetat e peshkatareve. Nderkaq per mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemit te biodiversitetit te Liqenit te Ohrit po zbatohet nje projekt prej dy milione dollaresh financuar nga Banka Boterore.

                                     

2.1. Studimet Shpendet

Karabullaku i Vogel, nje shpend i vogel, eshte lloj strikt i mbrojtur ne Shqiperi qe i perket kategorise se llojeve teper te rrezikuar, sipas Librit te Kuq Shqiptar 2007, perveçse nje lloj globalisht i kercenuar dhe i listuar ne disa konventa nderkombetare, si nje lloj i nje rendesie te veçante, i cili gjendet ne ligatinat shqiptare gjate gjithe vitit, ndersa numri me i madh verehet ne dimer me 900-3000 individe. Shqetesimi nga njeriu gjate periudhes se folezimit eshte nder faktoret kryesore kufizues te pranise se karabullakut te vogel folezues ne Shqiperi. Kolonite qe gjendeshin ne te kaluaren ne Shqiperi jane zhvendosur ne vendet fqinje. Sot karabullaket e vegjel, qe shihen gjate folezimit, bejne pjese me teper tek individet qe perdorin territorin shqiptar si vend ushqimi. Ndersa folezuesit jane zhvendosur ne Malin e Zi Liqeni i Shkodres ose lumi i Bunes, ose ne Greqi ne Liqenin e Prespes se Vogel. Sipas nje raporti ne vitin 1998, kjo specie nuk folezon me ne Shqiperi, ndersa kerkimet e fundit ne vitin 2004 tregojne se llojet mund te folezojne akoma ne liqenin e Shkodres me rreth 25 çifte folezues. Kolonite e meparshme ishin brenda zonave te mbrojtura si ne rezervatin e Velipojes dhe Kune-Vain. Sot karabullaket e vegjel, qe shihen gjate folezimit, bejne pjese me teper tek individet qe perdorin territorin shqiptar si vend ushqimi. Kompleksi Divjake-Karavasta ne Ultesiren Perendimore te vendit vazhdon te jete nje nga zonat me te rendesishme per shpendet e ujit, ndonese pjesa me e madhe e tij eshte objekt i nderhyrjeve negative nga aktiviteti i njeriut.

Users also searched:

...
...
...