Back

ⓘ Copëtimi i Shqipërisë. Copetimi i Shqiperise ishte procesi i ndarjes se trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer n ..




Copëtimi i Shqipërisë
                                     

ⓘ Copëtimi i Shqipërisë

Copetimi i Shqiperise ishte procesi i ndarjes se trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer ne 1913.

Copetimi i 1913-es la pasoje te renda ne kombin shqiptar dhe ishte tragjedia me e madhe kombetare deri me sot, me pasoja qe vazhdojne te rendojne mbi kombin shqiptar i cili eshte ne tkurrje e siper si pasoje e ketij copetimi edhe ne ditet e sotme.

                                     

1.1. Historia Hyrje

Lufta Ruso-Turke 1877-1878 i cenoi rende zoterimet osmane ne Gadishullin Ballkanik, duke e lene perandorine vetem te mbahej ne pozicione te pasigurta ne Maqedoni dhe ne trojet e banuara nga shqiptaret. Ne anen tjete i dha nje frymemarrje shume te gjere shteteve dhe popullsive ortodokse, per analogji me Rusine qe tashme konsolidoheshin ne shtetet fqinje qe njekohesisht e perdoren si nje arme propagande edhe kunder kombeve si ai shqiptar. Shqiptaret ne ate kohe banonin ne kater vilajetet e Shkodres, Kosoves, Manastirit dhe Janines. Llogaritet se nga 2 500 000 banore qe kishin keto vilajete, 2 milione ishin shqiptare, dhe pjesa tjeter vllehe, maqedonas sllave, greke dhe rome. Shqiptaret ishin shumica absolute ne te katert vilajetet.

                                     

1.2. Historia Copetimi i pare: Kongresi i Berlinit

Copetimi i pare i trojeve shqiptare u realizua pas vendimeve te Kongresit te Berlinit per te shperblyer Malin e Zi me Plaven e Gucine. Gjate kesaj kohe, iu kaluan Serbise zonat e Toplices, Prokuples, Kurshumlise, Nishit, Vranjes dhe Leskovacit. Popullsia shqiptare ne keto zona u perzu me dhune, dhe e gjithe u spastrua etnikisht nga shqiptaret, duke krijuar 70 000 refugjate shqiptare nga keto zona qe u vendosen ne Kosove e 60 000 te tjere qe u vendosem ne zonen qe sot eshte ne Maqedoni. Kongresi i Berlinit i dha Malit te Zi dhe qytetin e Tivarit dhe Podgoricen, ku gjithashtu kishte popullata shqiptare.

Per ti bere balle copetimit te trojeve shqiptare, u krijua Lidhja e Prizrenit, e cila kundershtoi me arme aneksimin e trojeve shqiptare. Luftime te rrepta u zhvilluan ne Plave e Guci, ku sipas burimeve te kohes "zona kufitare u mbulua me gjak". Forcat malazeze nuk munden te marrin Plaven e Gucine dhe kerkuan nga Kongresi i Berlinit nje zone tjeter. Kongresi caktoi Hotin e Gruden, ku serish pat luftime te pergjakshme dhe forcat malazeze nuk arriten te thyejne qendresen shqiptare. Kongresi atehere i dha Ulqinin Malit te Zi. Forcat e Lidhjes se Prizrenit ne Ulqin u ndodhen para sulmeve te ushtrise malazeze dhe nga lindja nga sulmet e ushtrise Osmane, e cila u dergua nga Sulltani per te shtypur Lidhjen dhe per te dorezuar Ulqinin te malazezet. Shqiptaret u terhoqen dhe u munden nga forcat e shumta osmane te udhehequra nga Dervish Pasha, te cilat shkaterruan Lidhjen e Prizrenit ne nje sere betejash.

Gjate copetimit te pare, shqiptaret humben zonat veriore te Toplices, Pazarit te Ri, Nishit, Ulqinin dhe disa territore ne jug te Çamerise.

                                     

1.3. Historia Copetimi i dyte: Konferenca e Ambasadoreve ne Londer

Kryengritjet e armatosura te shqiptareve te viteve 1910, 1911, 1912, nxiten shtetet ballkanike qe te vepronin me shpejtesi ne copetimin e trojeve shqiptare. Serbia, Bullgaria, Mali Zi dhe Greqia lidhen aleanca poltike dhe ushtarake ndermjet tyre dhe ne tetor te vitit 1912, ato i shpallen lufte Perandorise Osmane duke shenuar keshtu fillimin e Luftes se Pare Ballkanike. Shqiptaret mbajten nje qendrim asnjanes ne kete lufte, por u shqetesuan kur shihnin se shtetet ballkanike synonin ndarjen e territoreve shqiptare. Per pasoje shqiptaret mbajten nje kuvend ne Vlore dhe me 28 nentor 1912 shpallen Pavaresine e Shqiperise. Pavaresia nuk u njoh nga disa vende kurse Serbia, Mali Zi dhe Greqia vazhduan ti mbanin trupat e tyre ne territoret shqiptare. Gjate kesaj kohe u kryen masakra te tmerrshme mbi popullsine civile shqiptare. Leon Trocki, i derguar si korrespondent mbi Ballkanin, tregon se si "fshatra te tere shqiptare ishin kthyer ne grumbuj zjarri. Nga kufiri me Serbine e deri ne Shkup shihje vetem zjarr e plaçkitje.". Sipas burimeve te huaja, rreth 25 mije shqiptare u vrane vetem ne Kosove ne muajt nentor 1912-janar 1913.

Me 17 dhjetor 1912 ne Londer u mblodhen Fuqite e Medha te kohes te cilat diskutuan per fatin e Shqiperise. Me 29 korrik 1913 u mor vendimi qe Shqiperia te shpallej principate autonome, sovrane e trashegueshme nen garancine e Fuqive te Medha. Ndersa kufijte, pas shume diskutimesh u caktuan por duke lene jashte tyre Kosoven dhe Çamerine.por duke lene brenda kufijve territore qe sot jane jashte kufijve shteterore te Shqiperise si p.sh. Shen Naumi



                                     

2. Pasojat

Te gjendur nen pushtimin e ushtrive serbe, malazeze e greke, me qindra mijera shqiptare nga troje qe sot gjendjen ne Mal te Zi, Serbi, Kosove, Maqedoni e Greqi, more rrugen e u dynden si refugjate brenda kufijve te njohur nga Konferenca e Londres. Ne te gjitha trojet shqiptare u kryen masakra te medha ne popullsine civile, dhe u krye spastrim etnik me qellim perzenien ose eliminimin e popullsise shqiptare. Copetimi i trojeve shqiptare la jashte kufijve me shume se gjysmen e territoreve te banuara nga shqiptaret historikisht, dhe me shume gjysmen e popullsise shqiptare te asaj kohe. Ne Kosove, trupat serbe ushtruan terror dhe u munduan ta nderrojne perberjen e popullsise me ane te shpernguljeve me dhune. Gjuha shqipe u ndalua, dhe dhjetera mijera serbe kolone u vendosen ne tokat e shqiptareve te vrare ose te perzene. Me shume se 150 000 shqiptare u detyruan te lene Kosoven ne vitet 1912-1920.

Shumica e tyre u vendosen ne Shqiperi, ne zonat e Fierit, Lushnjes, Durresit, e Kukesit. Po ashtu, popullsia çame u spastrua ne permasa te medha, duke lene ne Çameri vetem nje pjese te popullsise çame te besimit ortodoks, qe sot numeron 30-70 mije banore ne Çameri. Pasoja e ketij copetimi ende ndjehen ne kombin shqiptar, ku shembujt me te fresket jane Lufta e Kosoves ne 1998-1999, dhe rebelimi i armatosur ne Maqedoni ne 2001-shin.

                                     

3. Gjendja aktuale

Copetimi i Shqiperise eshte nje barre e rende per kombin shqiptar, e cila ka shtyre shume atdhetare qe pas copetimit te punojne politikisht me perpjekje te armatosur, per ribashkimin e kombit shqiptar. Kjo i dha jete dhe çeshtjes kombetare shqiptare, ribashkimit te trojeve etnike shqiptare te copetuara ne 1913-en. Mendimi i publikut ne Shqiperi e Kosove rreth ribashkimit te Shqiperise ka ardhur duke i rritur, sidomos vitet e fundit. Ne 2011-en, sipas Gallup Balkan Monitor, 75% te anketuarve ne Shqiperi dhe 68% te anketuarve ne Kosove, mbeshtesin ribashkimin kombetar. Çeshtja kombetare tashme eshte e perfaqesuar dhe politikisht nga parti politike si Vetevendosja ne Kosove dhe Aleanca Kuq e Zi ne Shqiperi, ne programin te cilave eshte ribashkimi i trojeve shqiptare ne nje shtet.

                                     
  • gropën e Tropojës, ndërthuren me kodrinat moranike. Copëtimi horizontal i relievit të saj është i madh sidomos në shpatin perëndimor. Vlerat më të vogla
  • gjeografike e zonës, kushtet natyrore të saj, ndertimi gjeologjik, copëtimi i madh i relievit shoqëruar me një klimë tepër të larmishme ka kushtëzuar një
  • Spahia Cahani etj, ndërkohë që për trojet e veta dhe shpëtimin e tyre nga copëtimi ishin edhe shumë hasjanë të tjerë. Hasjanët morën pjesë edhe në luftën
  • por edhe çështja e ndarjes së zotërimeve të Perandorisë Osmane, në të cilën përfshihej edhe copëtimi i trojeve shqiptare. Kriza Lindore dhe Shqipëria
  • robëruar të Perandorisë Osmane, por edhe çështja e ndarjes së zotërimeve të Perandorisë Osmane, në të cilën përfshihej edhe copëtimi i trojeve shqiptare.
  • madhe të carëve për daljen në Adriatik, sikur të mos u mjaftonte copëtimi tragjik i shqiptarëve më vitin 1913, u ishin vërsulur kufijve tanë duke ngritur
  • dhe në rast se pas luftës do të triumfonte diktati i saj. Në këtë rast Shqipërinë e priste copëtimi i saj territorial dhe, për pasojë, vdekja e saj politike
  • forcat e armatosura dhe dhuna, ndërtimi i kështjellave të reja dhe vendosja e garnizoneve ushtarake, copëtimi i sanxhakëve të mëdhenj në më të vegjël
  • antiosmane çlirimtare nga shqiptarët. Copëtimi i tokave tona nuk mbetej një mundësi, por një rrezik i vërtetë, i dukshëm. 14 Në këto kushte qarqet politike
  • përtëritjes së familjes Pasi pinë ujë, bëhet therja nga kasapi, ndërsa copëtimi dhe ndarja e mishit nga kuzhinierët e dasmës. Pas kësaj menjëherë kuzhinierët

Users also searched:

...
...
...