Back

ⓘ Toptanajt ndryshe oxhaku i Toptanve ose bejleret e Toptanve ishin nje familje feudale te njohur ne historine e Perandorise Osmane dhe per kontributin e tyre ne ..




                                     

ⓘ Toptanajt

Toptanajt ndryshe oxhaku i Toptanve ose bejleret e Toptanve ishin nje familje feudale te njohur ne historine e Perandorise Osmane dhe per kontributin e tyre ne pavaresine e Shqiperise. Si familja me ndikim me te madh ne zonen e Krujes, Tiranes dhe ne viset perreth ne kohen e osmaneve dhe shtetit shqiptar.

                                     

1. Prejardhja dhe historia

Sipas Eqrem bej Vlores kjo familje rridhte nga fshati Rahice e Çermenikes. Mustafa Kruja ne leterkembimet e veta pohon se ne gurin e varrit te parit te Toptanve ne kalane e Krujes, me daten me dite te shkruar, kumtonte se kish ardhur prej Rahice. Ne vitin 1650 pinjolli i pare i njohur i shtepise se Ali beut na shfaqet ne Stamboll, ne korpusin e artilerise topçi. Shume shpejt, fale zotesise se tij, ai fitoi emer te mire dhe ca me vone u emerua si myteselim i nje pashai ne Rumeli, emri i te cilit nuk dihet. Se fundi e gjejme keshtjellar te Krujes 1688?. Fale pozites se tyre djemte dhe nipat e tij arriten te krijojne nje fare emri dhe pasurie. Ne vitin 1111/1699 ata ndertuan ne Kruje nje pallat te shquar per kohen qe sot eshte Muzeu Etnografik. Djem te Adem ages ishin Kapllan pasha dhe Mustafa pasha, Mustafa pashe Toptani kishte patur armiqesi me pashallaret e Shkodres ne te pakten dy dekadat e fundme te shek. XVIII. Me 1812 Kapllan pashe Toptani shpallet ne Kruje haptas partizan i Ali pashe Tepelenes e kundra Mustafa pashe Bushatit.

Fuqine e mevonshme te Toptanve ne Shqiperine e Mesme e themeloi Kapllan pasha, duke martuar te 5 djemte e tij me te 5 vajzat e Ahmet bej Tiranes-Bankes, i cili nuk la pasardhes meshkuj. Kesodore u menjanuan pasardhesit e Sulejman pashes nga Mulleti, qe ishin njeherazi edhe aleate te Bushatllinjve ne sanxhak.

                                     

2.1. Legjendat Sipas legjendes percjellur nga Degrand

Konsulli freng A. Degrand kishte degjuar ne Tirane nje legjende nga goja e Fuad bej Toptanit, tek i cili kishte bujte kur kaloi ne kete qytet me 1898.

Me 1478, kur pas rrethimit te gjate, turqit e pushtuan me ne fund Krujen, dy jeniçere, njeri nga Anadolli tjetri nga Rajca e Domosdoves, ndersa po kontrollonin pallatin e Topiajve ku kishte banuar edhe Skenderbeu, degjuan nje ze foshnje ne tavanin e njeres dhome. Kur jeniçeret hipen mbi tavan, pane aty disa gra qe qanin rreth nje djepi. Ndersa jeniçeri anadollak filloi te kontrollonte qoshet e servanise me shprese se mund te gjente ndonje thesar te fshehur, jeniçeri shqiptar iu afrua djepit dhe ia rrembeu gruas qe rrinte mbi foshnjen gjerdanin e arte, qe ajo mbante ne qafe. Kjo grua ishte, sipas tregimit, motra e Skenderbeut, Mamica, e shoqja e Tanush Muzak Topise, kurse foshnja, djali i tyre i trete. Jeniçeri anadollak i inatosur pasi nuk gjeti asgje ne servani, iu versul Mamices, te cilen e vrau aty per aty. Ai deshi ta vriste edhe foshnjen, por jeniçeri shqiptar, duke pas meshire per te, nderhyri, i ndaloi doren, i dhuroi si shperblim gjerdanin dhe keshtu e shpetoi foshnjen, te cilin e mori me vete dhe e shpuri ne Rajce, ku e paraqiti si birin e vete. Biri i Tanush Topise, u rrit ne Rajce, i kthyer ne mysliman me emrin Ali. Kur u rrit u fute ne radhet e jeniçereve dhe pasi u shqua ne lufte per trimeri e shkathtesi, fitoi titullin Bej, zuri poste te ndryshme derisa u be qeveritar i Krujes. Ketu ai mesoi se nuk ishte, siç kishte kujtuar i biri i jeniçerit nga Rajca, por i Mamices, motres se Skenderbeut dhe i Tanush Thopise?, mbrojtesit heroik te Krujes. Si biri i tyre ai mori mbiemrin Toptan qe eshte sipas autoreve te legjendes nje turqizem i mbiemrit Thopia. Ali beu iu lut disa here sulltanit qe t’i kthente atij zoterimet e Thopiajve; meqenese sulltani nuk ia plotesoi deshiren, ai shpalli pavaresine e vet. Tere shqiptaret e Krujes, miqte te atit dhe familja e fuqishme e Dukagjineve-vazhdon tregimi-u bashkuan me te, sepse urrejtja kunder turqve dhe shpirti per pavaresi ishin shume te gjalle ne popullsine e ketyre aneve. I shqetesuar nga kjo levizje sulltani u detyrua t’ia plotesonte deshiren, me kusht qe te mos hiqte dore nga feja myslimane. Ai i dergoi nje ferman, me te cilin e njihte si sundimtar duke i dhene ne zoterim Krujen dhe tokat qe i kishin pasur gjysherit ne Kruje derisa vdiq.”

Sipas historianit nga Shqiperia, Kristo Frasheri, ky tregim ka nje kundervenie historike. Ja pse," E motra e Skenderbeut, Mamica ishte martuar me Muzak Thopine dhe jo me Tanush Topine. Veç kesaj, i shoqi i Mamices, Muzak Topia u vra ne betejen e Beratit me 26 korrik te vitit 1455, kurse vete Mamica vdiq me 1461. Si rrjedhim, kur turqit pushtuan Krujen, djali i Mamices do te ishte jo foshnje, siç thuhet ne legjende, por mbi 22 vjeç.”

                                     

2.2. Legjendat Sipas Murad bej Toptanit

Nje tjeter gojedhene lidhje eshte botuar ne vitin 1898 ne revisten" La Nazione Albanese”, qe pergatitej ne Puheriu, Kalabri dhe botohej ne Kozenca nga arbereshi Anselmo Lorekjo. Gojedhene kjo e dhene vete nga Murat bej Toptani, shkruan:

Kur u pushtua Kruja pas vdekjes se Skenderbeut, shpeton nga masakrat nje pasardhes i Topiasve, te cilin e bireson nje jeniçer shqiptar nga rrethinat e Ohrit. Kur djali Topias qe tashme ishte bere mysliman me emrin Ali, behet 18 vjeç vret nje njeri per te nxjerr gjakun e nje shoku dhe detyrohet te arratiset dhe hyne ne ushtrine osmane. Si rezultat i shkathtesise dhe zgjuarsise arrin postin e sanxhakbeut te Krujes.”