Back

ⓘ Bashkimi kombëtar. Bashkimi kombetar eshte ide per nje proces per te bashkuar te gjithe trevat shqiptare me qellim te krijimit e nje shteti shqiptar. Bashkimi i ..




Bashkimi kombëtar
                                     

ⓘ Bashkimi kombëtar

Bashkimi kombetar eshte ide per nje proces per te bashkuar te gjithe trevat shqiptare me qellim te krijimit e nje shteti shqiptar. Bashkimi i Shqiperise me Kosoven eshte nje proces politike, e rigjalleruar pasi Kosova shpalli pavaresine ne vitin 2008.

Kjo ide eshte e lidhur me konceptin e bashkimit te trojeve shqiptare ne nje shtet viabel. Rreth 95% te Kosovareve jane Shqiptare etnike.

Sondazhet mbeshtesin bashkimin e Kosoves me Shqiperine, pavaresisht se qellimi i politikaneve shqiptare ka qene hyrja ne NATO dhe BE, e jo bashkimi kombetar. Disa katolike dhe ortodokse shqiptare kane frike se bashkimi do e rrisi ne menyre te konsiderueshme numrin e myslimaneve ne shtetin e ri dhe mund te çoje ne nje rritje te "myslimizimit" te Shqiperise.

Bashkimi ne syte e shume njerezve tashme eshte arritur. Kosova eshte kryesisht shqiptare, dhe me Republiken e Shqiperise aksionet perbashketa te administrative ne sektore te tille si arsimi, policia, koordinimi i politikes se jashtme, trashegimia kulturore, si dhe bashkepunimi ne tregeti kane ndikuar gjithashtu ne mase te madhe bashkimin mes dy shteteve.

                                     

1. Histori

Gjate protestave te vitit 1981 ne Kosove Jugosllavia pati frike nga nje potencial i bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Ne fillim te viteve 1990 politikanet shqiptare paten deklarata kontradiktore ne lidhje me ceshtjen e bashkimit.

Aktivisti i shquar Ukshin Hoti, themelues i Partise shqiptare te Bashkimit Kombetar, ne fund i vrare nga policia serbe ne 1999, ishte mbeshtetes i zeshem i bashkimit te Kosoves me Shqiperine.

Ne vitin 2001, Arben Imami, nje politikan shqiptar, deklaroi se bashkimi i Kosoves me Shqiperine duhet te jete nje qellim i Partise Demokratike, por shpejt u kritikua nga vete lidershipi i partise.

Plani i Ahtisarit, e kushtezoi pavaresine e Kosoves duke miratuar nje Kosove multietnike, ne vend te nje Kosove me identitet shqiptar. Gjithsesi, anketat e zhvilluara nga Gallup international zbulojne se 75% te Shqiptareve te Kosoves do te preferonin te jetonin te bashkuar me Shqiperine ne nje vend te vetem. E njejta perkrahje shihet ne Shqiperi, ku 68% e qytetareve te Shqiperise preferojne nje bashkim te Shqiperise me Kosoven.

Ne vitin 2017 politikane shqiptare si Ben Blushi kane mbeshtetur hapur bashkimin. Ne Kosove, Vetevendosja mbeshtet plotesisht bashkimin e Shqiperise me Kosoven.

Users also searched:

...