Back

ⓘ Bogumilizmi eshte levizje fetare. Thuhet se ky sekt dualist ka qene themeluar nga nje prift i quajtur Bogomil, i cili ka zhvilluar veprimtari ne Bullgari nga vi ..




Bogumilizmi
                                     

ⓘ Bogumilizmi

Bogumilizmi eshte levizje fetare. Thuhet se ky sekt dualist ka qene themeluar nga nje prift i quajtur Bogomil, i cili ka zhvilluar veprimtari ne Bullgari nga viti 927 deri me 950. Bogomilet besonin ne Zotin e mire Ate dhe ne Zotin e lig ose djallin e quajtur Satanael, i cili ishte biri i te parit dhe krijuesi i njerezimit. Me qe bota konkrete ishte krijim i se keqes, bo-gomilet denonin anen tokesore te njeriut. Martesa, per shembull, shihej si nje pengese per shenjterine dhe si kapitullim para mishit. Bogomilet, te cilet nuk e hanin mishin e nuk e pinin veren, qene te bindur se vetem ata mund ta shpetonin boten me ane veprimtarish te frymezuara nga Jezui, biri i dyte i Zotit Ate.

Levizja e bogomileve u perhap nga Filipopolisi Plovdivi ne Bizant, ku idhtaret e saj u shtypen egersisht ne fillim te shekullit XII, jo vetem per bindjet fetare, por me sa duket edhe per nacionalizmin e tyre sllav dhe per pakenaqesine ndaj kultures bizantine. Megjithate, ata ia dolen te vazhdonin ne Ballkan ne Azine e Vogel deri ne periudhen e push-timit Osman. Bindjet e bogomileve, te denuara nga Kisha e Krishtere si herezi, u perhapen edhe ne Itali ne Perendim. Bogomilet u quajten ne mase te madhe si pararendes te levizjes katar Cathare ne Francen jugore. Nder bashkesite katare te Evropes perendimore me 1250 ishte nje Ecclesia Albanensis, nje bashkesi fetare dualiste e perqendruar rreth Milanos, Verones dhe Desenzanos, themeluesit se ciles, duke gjykuar nga emri, mund te kene ardhur nga Shqiperia.

Djepi i Bogomilizmit te Mesjetes ne Ballkan perkon afersisht me ter-ritorin e Republikes se Maqedonise se sotme dhe me viset jugperendimore te Bullgarise. Deri ne fundin e shekullit XII levizja ishte perhapur ne Serbi, ne Bosnje dhe ne Hercegovine. Nuk dihet se deri ne çfare shkalle e ushtroi ndikimin e saj ne Shqiperi. Meqe bogomilizmi maqedonas kishte rene dhe praktikisht ishte zhdukur ne shekullin XIV, periudhe kjo kur fiset nomade shqiptare ishin ende ne fazen e konsolidimit fillestar, nuk ka gjasa qe ky besim kryesisht sllav te kete pasur ndonje ndikim te thelle ne popullsine vendese te Shqiperise.