Back

ⓘ Zëri i Rusisë. Zeri i Rusise eshte radiostacioni me i vjeter shteteror i Rusise qe transmeton emisionet e veta per vendet e huaja. Per here te pare sinjalet e t ..




                                     

ⓘ Zëri i Rusisë

Zeri i Rusise eshte radiostacioni me i vjeter shteteror i Rusise qe transmeton emisionet e veta per vendet e huaja. Per here te pare sinjalet e tij tingelluan me 29 tetor te vitit 1929. Detyrat kryesore qe shtrojme ne perpara vetes jane: te tregojme ne menyre te vertetesishme per gjithçka ndodh ne vendin tone dhe ne bote, te bejme te ditur pikepamjen ruse ne lidhje me ngjarjet nderkombetare si dhe te zhvillojme dialog efektiv me bashkatdhetaret tane jashte shtetit.

"Zeri i Rusise" ze vendin e trete ne rejtingun e transmetuesve me te medhenj nderkombetare te botes, duke u renditur pas BBC-se dhe "Zerit te Amerikes". Radiostacioni yne zhvillon emisionet e veta ne 160 vende te botes ne 38 gjuhe te huaja 151 ore ne dite-nate ne vale te shkurtra dhe te mesme, ne diapazonin FM, nepermjet kanaleve satelitore, transmeton ne rrjetin e telefonit celular. Auditori i "Zeri te Rusise" perben me teper se 100 milione veta.

Aktualisht "Zeri i Rusise" punon ne Internet ne 39 gjuhe te huaja. Webcite i "Zerit te Rusise" permban me teper se 500 seksione, paraqet materialet e veta ne format audio, video dhe multimedial. Atyre u drejtohen vizitore nga 140 vende te botes. Qe nga prilli i vitit 2009 emisionet e 10 redaksive transmetuese te "Zerit te Rusise" - shqiptare, bullgare, hungareze, greke, novegjeze, rumune, çeke, sllovake, suedeze, finlandeze - jane ne dispozicion vetem ne Internet.

Kryetari i radiokompanise "Zeri i Rusise" Andrei Bistrickij mendon se: "Transmetimi ne gjuhe te huaja eshte nje nga instrumentet e komunikimit nderkombetar. Nje nga drejtimet kryesore te zhvillimit te radiotransmetimit ne ditet tona eshte zhvendosja ne mjedisin informativ universal - ne Internet. Rrjeti mbareboteror po i ben hapur sfide teknologjike dhe intelektuale radios, por kjo nuk do te thote aspak, se radio nderkombetare do te zhduket. Ne shpresojme se "Zeri i Rusise" do te behet nje botim udhezues i rendesishem referimi, ne te cilin auditori do te kete mundesi te njihet jo vetem me informacionin e perditshem aktual mbi keto apo ato ngjarje, por dhe te zhvilloje diskutime e debate politike, te njihet me analitiken".

Users also searched:

...