Back

ⓘ Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë. Vellazeria Ungjillore e Shqiperise ose VUSH Ne 14 nentor 1892, Gjerasim Qiriazi me nje grup atdhetaresh Ungjillore ku nder t ..




Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë
                                     

ⓘ Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Vellazeria Ungjillore e Shqiperise ose VUSH

Ne 14 nentor 1892, Gjerasim Qiriazi me nje grup atdhetaresh Ungjillore ku nder te tjere vlen te permendim edhe kontributin e atdhetarit Petro Nini Luarasin, themelojne "Vellazerine UNGJILLORE". Synimi i tyre ishte i trefishte: 1) perhapja e Ungjillit ne Shqiperi ; 2) botimi i letersise shqipe ; 3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe.

Me 1908 Ungjilloret moren pjese aktivisht ne organizimin dhe punimet e Kongresit te Manastirit.

Ne mes te persekutimeve, paragjykimeve, ckisherimeve, pengesave nga Porta e Larte, ungjilloret punuan aktivisht jo vetem per perhapjen e mesazhit te Ungjillit por edhe per perhapjen e gjuhes, letersise e shkollave shqipe. Komuniteti i Krishtere Ungjillor vazhdoi te gezonte nje rritje te palekundur dhe ne vitin 1940 krenohej me nje anetaresi prej disa qindra vetesh.

Gjate regjimit Komunist ungjilloret pesuan persekutime dhe me ardhjene demokracise kishin mbetur rreth pese burra besimtare nga Kisha e Korçes e kohes se paraluftes.

Me ardhjen e demokracise ne vitin 1992, VELLAZERIA UNGJILLORE E SHQIPERISE rinis veprimtarine e saj, ne vazhdim te punes dhe vepres se te krishtereve shqiptare te shekujve te pare dhe te atdhetareve Ungjillore si Gjerasim Qiriazi, Grigor Cilka, Kristo Dako etj. Sot Komuniteti Ungjillor eshte shtrire permes kishave te veta ne çdo qytet te Shqiperise dhe vazhdon te jape kontributin e tij jo vetem ne transformimin shpirteror te Shqiptareve por edhe ne çdo fushe te jetes se vendit. Ky kontribut perkthehet ne hapje shkollash, kopshtesh, kursesh profesionale, shtepi femijesh, azile, qendra shendetesore e klinika, projekte sociale per femije, te varfer, pensioniste, te burgosur etj.

Te krishteret ungjillore i gjen ne çdo fushe te jetes se vendit si qytetare dhe shtetas te devotshem te ndershem. Ata besojne se mesazhi i Ungjillit mund te transformoje pozitivisht jeten e nje individi, te nje familjeje, te nje komuniteti dhe te krejt shqiptareve. Qe na 22 nentor i vitit 2010 VELLAZERIA UNGJILLORE E Shqiperise mori statusin e Bashkesise Fetare duke u bere keshtu komuniteti i peste fetar i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar.

Kryetar i Bashkesise Fetare VELLAZERIA UNGJILLORE E SHQIPERISE eshte Pastor Ylli Doci, PH.D.

Sekretari i Pergjithshem i Bashkesise Fetare VELLAZERIA UNGJILLORE E SHQIPERISE eshte Pastor Ergest Biti.

                                     

1. Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi

Me 1819, Shoqeria dha 300 sterlina angleze per perkthimin e Dhiates se Re ne shqip dhe Dr. Vangjel Meksi u caktua si perkthyes. Por Dr. Meksi vdiq pa e perfunduar te gjithe projektin. Puna redaktuese iu caktua arqipeshkvit Grigor Gjirokastriti, dhe me 1824 u botua ungjilli i Mateut.

Me 1827 botohen kater ungjijte ne Korfuz. Nje vit me vone u botua gjithe Dhiata Re paralelisht si tekst edhe ne gjuhen greke. Po ne vitin 1828, Pinkertoni i shkruan edhe nje leter tjeter Shoqerise qe te perkthehen ne shqip psalmet. Ndihmese te madhe ne kete sherbese botimesh dha Aleksander Thomson, i cili erdhi vete ne Shqiperi ne vitin 1863 dhe vuri re mungesen e misionareve te kishave ungjillore.

Ne vitin 1864, Shoqeria Biblike Britanike dhe e Huaj arriti te punesoje Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant ne Malte. Me 1865 erdhen dy angleze njeri ne Janine e tjetri ne Shkoder per te perhapur ungjillin si shites shetites, dhe misionari qe ishte ne Shkoder, vjen edhe ne Peje, Prizren, Prishtine etj. Me vone pati edhe shites te tjere, dhe shitesit ishin misionaret e vetem deri ne vitin 1873.

Kristoforidhi perkthen gjithe Dhiaten Re prej greqishtes ne vitin 1866 edhe sot e kesaj dite perkthimi i Kristoforishit mbetet perkthimi me i mire ne shqip. Dhiata Re botohet ne dy dialekte, kurse me 1880 botohen edhe disa libra te Dhiates se Vjeter.

Botime te tilla te fjales se Perendise ne gjuhen shqipe u kryen ne mes te nje atmosfere persekucioni dhe rreziku. Porta e Larte disa here i burgosi njerezit e librave, pengoi dhe ndaloi botimin e tyre, i dogji librat, etj. Por anglezet ishin kembengules si ne botimin e Dhiates se Re, ashtu edhe ne perhapjen e librave.

Viti 1873 eshte nje vit i rendesishem ne historine e krishterimit protestant ne Shqiperi. Ne kete vit, vijne per here te pare ne Shqiperi tre misionare amerikane: Xh. Berd, Xh. Marsh dhe Xh. Hauz. Ata vendosen ne Manastir dhe tre vjet me vone, ne vitin 1876, frytet e para te kishes se pare protestante ungjillore shqiptare vihen re mes shqiptareve te Manastirit. Dy shqiptaret e pare qe u bene protestante me 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri.

Ne vitin 1877 Gjerasim Qiriazi le fene ortodokse dhe pranon protestantizmin. Nje vit me vone, Qiriazi shkon ne Seminarin Amerikan te Samakoves ne Bullgari. Pas mbarimit te studimeve biblike ne vitin 1882, Qiriazi punon fuqimisht per ungjillin. Puna e tij ishte e perqendruar me shume ne Korçe, por ai shkoi edhe ne kishen ungjillore te Prishtines, ne te cilen sherbente nje pastor bullgar.

Me 1884 Qiriazi mbajti sherbesen e pare ungjillore ne gjuhen shqipe ne Kishen Ungjillore ne Selanik. Po ne kete vit, Qiriazi behet pergjegjes per shperndarjen e literatures ungjillore ne shqip.

Prej vitit 1886, numri i shetitesve shqiptare filloi te shtohej gjithnje me shume, por, ne te njejten kohe, edhe antagonizmi ndaj punes ungjillore rritej. Porta e Larte, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanet dhe analfabetizmi ishin disa nga pengesat, me te cilat ballafaqoheshin besimtaret shqiptare te kesaj kohe.

Ne vitin 1890 Qiriazi shugurohet "predikues i popullit shqiptar".

Per dy vjet me rradhe, deri me 1892-shin, Qiriazi se bashku me motrat e tij dhe ungjillore te tjere themeloi ne Korçe pese "institucione": Shkollen te Dieles, Shkollen e pare per Vajza, Kishen Ungjillore, Shoqaten ungjillore-letrare "Vellazeria Ungjillore", si dhe gazeten "Letra e vellazerise" e para qe u shtyp ne shqip ne Shqiperi. Ne dimrin e vitit 1893 Qiriazi zu peng nga kaçaket per gjashte muaj dhe si pasoje e kesaj, vdiq ne janar te vitit 1894. Vdekja e tij ishte humbja me e madhe e gjithe levizjes ungjillore shqiptare.

Por ungjilloret shqiptare nuk e braktisen besimin e tyre, edhe pse sfidat ndaj ketij besimi ishin te medha. Ne fillim te shek.XX, misionare te tjere erdhen ne Shqiperi, mes te cileve shquheshin çifti Kenedi, Edwin Jasques, etj., te cilet ndihmuan ne themelimin e Misionit Ungjillor Shqiptar me 1922. Por ne vitin 1933, me urdherin e Mbretit Zog u mbyllen dhe u ndalua gjithe veprimtaria shkollore ungjillore e Korçes. E megjithate, gjate kesaj periudhe ne vazhdim, prej vitit 1937-1939, kisha e Korçes perjetoi nje rritje shume te madhe dhe si pasoje, vazhdoi te funksiononte deri ne vitin 1940, kur u shpernda nga fashistet italiane.

Persa i perket kishave te tjera ungjillore shqiptare, fatkeqesisht, nuk ka shenime te regjistruara apo te arkivuara gjekund. Ne Kosove, sipas te dhenave, dihet se kishte dy kisha ungjillore ne Prishtine: njera ishte ne funksionim deri ne vitin 1943, dhe tjetra ishte nje kishe metodiste deri ne fillim te viteve 60 me qender perballe Kuvendit te Prishtines. Ne Prishtine eshte i njohur po ashtu edhe mikrotoponimi: "vorret e evangjelisteve". Ka deshmi edhe per takime lutjeje te nje grupi ungjillor ne Shkollen "Sami Frasheri" gjate Luftes se Dyte Boterore e deri ne vitin 1949.

Figura te ndryshme, qe jane shprehur ne favor te krishterimit protestant tek shqiptaret ose qe e kane ndihmuar perhapjen e ketij krishterimi me autoritetin dhe pasurite e tyre kane qene: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frasheri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frasheri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frasheri, etj. Figura kombetare qe u ç’kisheruan nga Kisha greke per shkak te bindjeve te tyre fetare dhe kombetare kane qene: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikolle Naço, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.

Karakteristika kryesore e ungjilloreve shqiptare ishte vizioni i tyre rilindes per Shqiperine, d.m.th. themelimi i shkollave dhe botimi e perhapja e librave ne shqip. Nje vizion i tille gjeti perkrahjen te gjitheve. Sot ndoshta ende nuk do te kishim nje alphabet ne gjuhen shqipe, pa rolin dhe kontributin, qe luajten ungjilloret shqiptare ne Kongresin e Manastirit ne vitin 1908 shiko Roli kombetar i kishes protestante ne berjen e Alfabetit shqip: HISTORIA E PANJOHUR E KONGRESIT Te MANASTIRIT. Kredoja e veprimtarise se tyre ungjillore ishte: Miq per Perendine, Drite per popullin, Urate per memedhene!

                                     

2. Ngjarje dhe fakte.

Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin" Kongresi i Alfabetit”, eshte nje nga ngjarjet me te shenuara te kultures shqiptare. Merita me e madhe e Kongresit te Manastirit qendron ne faktin se ai beri te mundur qe, me ne fund, pas shume perpjekjeve historike, shqiptaret te perdornin nje alfabet te vetem, qe reflektonte identitetin e tyre kombetar: nje alfabet jo me shkronja arabe, as turke, apo greke, por me shkronja shqipe d.m.th. me shkronja latine, evropiane.

Patriotet shqiptare, qe meritojne te permenden per rolin e tyre te rendesishem ne Kongresin e Manastirit jane ata, qe Mihal Gramenoja i quan "foleja kombetare" me qender ne Korçe. Ne krye te kesaj" foleje” gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi shiko Biografia e Gjerasim Qiriazit, pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi. Anetaret e kesaj" foleje” ishin themelues dhe drejtues te ketyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korçe, me 1891; Shkolla te Dieles, me 1891si pjese e Kishes Ungjillore te Korçes; Shkolla e Vajzave, me 1891 shkolle laike, qe udhehiqej kryesisht nga Sevasti Qiriazi; Vellazeria Ungjillore e Shqiperise, me 1892 shoqeri ungjillore dhe letrare; Letra e Vellazerise, me 1892 gazete dhe Ylli i Mengjesit shoqate e grave.

Eshte per t’u theksuar ketu vlera shoqerore dhe kombetare e Kishes Protestante Ungjillore Shqiptare ne themelimin e alfabetit ne gjuhen shqipe. Gjate kohes se Rilindjes Kombetare, ne Shqiperi ishin dy qendra protestante shqiptare: Korça dhe Manastiri. Ishin pikerisht protestantet shqiptare ata, qe dolen hapur ne Korçe ne vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur ne Manastir qysh prej vitit 1887. Ata guxuan te hapin kisha, te predikojne, te luten dhe te kendojne ne shqip. Guxuan te hapin shkolla, si edhe te shkruanin dhe te botonin libra ne gjuhen shqipe. Ishin pikerisht keta intelektuale shqiptare, qe ofruan frymen dhe gjakun e tyre per te themeluar alfabetin shqip.

Kongresi nuk do te kishte patur kurre suksesin qe pati, pa ndihmen e klubit "Bashkimi" te Manastirit, i cili u drejtua per shume kohe nga Gjergj Qiriazi si nenkryetar. Komisioni i Punes se Alfabetit i kreu punimet e tij pikerisht ne shtepine e Gjergjit. Gjergji ishte nenkryetar i Kongresit dhe anetar i Komisionit. Ai ishte perfaqesues i Shoqerise Biblike Britanike. Protestante te tjere, qe ishin te perfshire ne udheheqjen e Kongresit te Alfabetit ishin: Grigor Cilka, nenkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit te ABC-se; Kristo Dako, pjesemarres; Fineas Kenedi, vezhguese e vetmja amerikane, qe mori pjese ne Kongres; Fillomena Bonati, vezhguese etj. Ne Kongres moren pjese 150 delegate, nga te cilet mbi 35 ishin shqiptare protestante, kurse te tjeret ishin shqiptare myslimane, katolike dhe ortodokse.

Kongresi mori vendim per te hapur shtypshkronjen e vet dhe Gjergj Qiriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e pare shqiptare, e cila u be shume e njohur kudo nder shqiptaret, por u mbyll me vone nga turqit.

Per kontributin e madh kombetar, qe kishte dhene "foleja kombetare", me rastin e 40-vjetorit te veprimtarise se saj, me 2 korrik 1931, ne Kamez, Mbreti Zog dhe Nena Mbretereshe e dekoruan ate me çmim te larte. Kjo fole kombetare, gjate kesaj kohe, zyrtarisht njihej me emrin: "Instituti Qiriazi" Instituti Kyrias.