Back

ⓘ Masonëria dhe Shqiptarët. Masoneria e Lire eshte nje zeje e vjeter e cila ka per qellim perhapjen e mesimeve morale. Synim i zejes eshte te mare njerezit dhe ti ..




                                     

ⓘ Masonëria dhe Shqiptarët

Masoneria e Lire eshte nje zeje e vjeter e cila ka per qellim perhapjen e mesimeve morale. Synim i zejes eshte te mare njerezit dhe ti bej me te mire. Masoneria nder shqiptare eshte perhapur qysh ne kohen e Perandorise Otomane dhe disa nga fytyrat me eminente te Rilindjes Kombetare besohet te kene qene masone. Sot ne bote ka rreth 4 milione masone e nje numrer i tyre eshte edhe ne trojet shqiptare dhe brenda diaspores shqiptare si nga Kosova ashtu edhe nga shqiperia. Fillimi i shekullit 21, e ka gjetur Masonerine ne qender te vemendjes se mediave dhe gazetareve ne perpjekje per te zbardhur diçka nga organizata me sekrete e planetit. Duke qene se pjese e Masonerise kane qene shume figura te shquara te politikes, artit, muzikes, sportit, biznesit, etj. Organizata eshte bere pjese e akuzave konspirative te shkrimtareve te ndryshem se ajo ka si qellim krijimin e Rendit te Ri Boteror. Per gjate shekujve Masoneria ka pasur si armik kryesor te sajin, Kishen Katolike te Vatikanit, e cila ua ka ndaluar besimtareve te saj hyrjen ne kete organizate. Masonet shqiptare te inkuadruqr ne kete organizate jane edhe: Veton Surroi, Fahri Xharra, etj.

                                     

1.1. Masoneria ne trevat shqiptare Historia e hershme

Fillimet e Masonerise ne trevat shqiptare mendohet te jene andej nga vitet 1830. Mendohet gjeresisht se Masoneria ka ndikuar ne menyre te pashlyeshme ne Rilindjen Kombetare Shqiptare, dhe ne Lidhjen Shqiptare te Prizrenit. Idete iluministe te rilindasve shihen si ndikim i frymes masonike ne inteligjencen shqiptare te kohes. Gjate viteve te sundimit te Ahmet Zogut, masonet paten liri veprimi dhe madje mendohet se ata ishin te perfshire ne disa prej atentateve te bera ndaj Zogut. Nuk ka te dhena te sakta, por mendohet se Durresi, Shkodra dhe Korça kishin lozha masonike gjate viteve 30. Gjate periudhes se komunizmit masonet u shpallen te paligjshem dhe u luftuan ashtu siç u luftuan edhe besimet fetare.

                                     

1.2. Masoneria ne trevat shqiptare Historia post-komuniste

Me ardhjen e demokracise Masoneria u ringjall, pa arritur te krijonte nje lozhe. Ne vitin 2005 u krijua ne Tirane me vendim te Keshillit te Larte Masonik per Angline dhe Uellsin, dhe Keshillit te Larte Masonik Boteror "e para Lozhe Masonike ne vend, Lozha e Masonerise se Lashte, me emrin Lozha Akacia Nr.25, Shqiperi Nr.1". Gjithsesi krijimi i kesaj lozhe eshte mohuar nga Maksim Zotaj mason shqiptar, nga Jean Michel Quillardet dhe Lui Lopez. Ne vitin 2007, ne Shqiperi erdhi Mjeshtri i Madh i Grand Orientit te Frances, Jean Michel Quillardet i cili u takua me Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Topi. Me vone Lui Lopez, nje mason francez i vetedeklaruar, tha se ne Shqiperi e para lozhe masonike, ishte ajo e krijuar nga Grand Orienti i Frances. Maksim Zotaj, i pari mason shqiptar i vetedeklaruar erdhi ne Shqiperi, ne vitin 2007, dhe ne vitin 2009 krijoi shoqaten "Miqte e Masoneve". Ne 3 vitet e fundit, shtepite botuese shqiptare kane botuar nje sere librash mbi masonet dhe akuzat ndaj tyre, duke e bere kete organizate gjeresisht te njohur. Me ndihmen e masoneve nga disa shtete, ne vitin 2012 ne Tirane u themelua Lozha e Madhe e Shqiperise, e cila pranoi njohje nderkombetare nga shume shtete, perfshire edhe Lozhen e Madhe te Bashkuar nga Britania e Madhe. Ne Kosove, vellazeria filloi te njihej pas vitit 1999. Megjithese masone nga Kosova ka pasur shume me pare, Lozha e pare masonike ne Kosove u themelua vetem ne qershor 2014 nen emblemen e Lozhes se Madhe te Shqiperise.

                                     

2. Opozita anti-masonike shqiptare

Ne trevat shqiptare, masonet nuk gezojne mbeshtetjen as te fese dhe as te popullsise se gjere. Shkrimtari me aktiv anti-mason eshte Kastriot Myftaraj, i cili ne gazeten e tij "Sot" nuk ngurron te akuzoje figura te njohura te politikes shqiptare si masone dhe si neo-çifute. Nga 3 besimet fetare shqiptare, Islami mbetet me anti-masoni. Elemente me bindje te thella islame, ne rrjetet sociale Facebook, Twitter, apo MySpace shkruajne vazhdimisht per komplotin çifuto-mason ndaj shqiptareve dhe myslimaneve. Dukshem, elementet islamike tentojne te krijojne nje imazh te keq te hebrenjeve Izraeli vazhdon luften ne Palestine duke vrare myslimanet ne Shqiperi kur dihet ndihma e shqiptareve ndaj hebrenjve gjate Luftes II Boterore. Ne Kosove opozita anti-masonike mbetet shume e fuqishme. Anti-masonet e Kosoves deklarojne se Masoneria kontrollon gjithçka duke filluar nga politika, biznesi deri tek kultura dhe muzika. Ne Shqiperi nuk mungojne zerat se televizioni me i madh i vendit Top Channel eshte mason. Gjithashtu anti-masonet jane perqendruar edhe tek simbolika e institucioneve shqiptare, per te deklaruar sundimin mason dhe ate te Illuminatit.



                                     

3. Referime

  • RGLE Newsletter
  • Mapo: Kallezimi i rralle i kreut te masoneve: Duan te me vrasin
  • Explorer Univers: Masonet ne Shqiperi
  • Flet Maksim Zotaj
  • Fatos Nano: Edi Rama me kercenoi me jete

Users also searched:

...
...
...