Back

ⓘ Kriptimi sipas Cezarit. Nese misioni i juaj eshte qe ta fitoni luften, atehere ruajtja e sekretit eshte misioni kritik. Luftetari i vjeter Jul Cezari ishte jash ..




Kriptimi sipas Cezarit
                                     

ⓘ Kriptimi sipas Cezarit

Nese misioni i juaj eshte qe ta fitoni luften, atehere ruajtja e sekretit eshte misioni kritik. Luftetari i vjeter Jul Cezari ishte jashtezakonisht i edukuar ne fshehjen e mesazheve dhe arriti te gjeje nje metode permes te ciles maskonte mesazhin te cilin e dergonte tek eproret e tij. Metoda e tij njihet si Kriptimi i Cezarit dhe paraqet fillet e kriptimit te mesazhit. Ndryshe kodi i Cezarit njihet edhe si kodi i zhvendosjes. Ne praktike kodi i Cezarit thyhet shume lehte, prandaj si i tille nuk ofron siguri te mesazhit.

Ne kriptimin e Cezarit secila shkronje e tekstit te pakriptuar anglisht: plaintext zhvendoset per tri vende, keshtu A zevendesohet me D, B zevendesohet me e keshtu me radhe.

Kjo zhvendosje "rrotullohet" ashtu qe X zevendesohet me A, Y zevendesohet me B dhe Z zevendesohet me C. Ne kete menyre Cezari arrinte ta kriptonte mesazhin duke bere zhvendosjen e shkronjave per tri vende, por ne kuptimin e pergjithshem ky lloj kriptimi arrihet duke bere zhvendosjen e shkronjave per k vende, ku k paraqet nje numer te plote qe mund te konsiderohet si çeles. Kriptimi i Cezarit eshte kriptim monoalfabetik pasi qe secili karakter zevendesohet me karakter tjeter te po te njejtit alfabet.

Kriptimi i Cezarit ne ditet e sotme eshte shume i thjeshte, por per kohen e Cezarit ishte mjaft efikas.
                                     

1. Shembull

Çelesi:

Teksti i pakriptuar: ABCDEFGHIJKLMNOPQRSTUVWXYZ Teksti i kriptuar: DEFGHIJKLMNOPQRSTUVWXYZABC

Kur behet enkriptimi referohemi ketij shembullit te mesiperm qe te realizohet kodi i Cezarit. Secila shkronje zevendesohet me shkronjen tjeter perkatese. Dekriptimi eshte procesi i kundert.

Teksi i pakriptuar: TUNG Teksti i kriptuar: WXQJ

Enkriptimi mund te arrihet duke perdorur aritmetiken modulare, se pari duke i shendrruar shkronjat ne numra sipas skemes. Enkriptimi i shkronjes x duke perdorur zhvendosjen n, mund te shprehet ne forme matematikore si:

E n x = x + n mod 26. {\displaystyle E_{n}x=x+n\mod {26}.}

Dekriptimi arrihet ngjajshem:

D n x = x − n mod 26. {\displaystyle D_{n}x=x-n\mod {26}.}
                                     

2. Thyerja e kodit te Cezarit

A mund qe kompjuteri te gjej se cili eshte Çelesi i kodit te Cezarit? Pergjigjja padyshim se eshte po, por si arrihet kjo? Pasi ne kete rast kemi 26 shkronja zhvendosja eshte nje nga 26 zhvendosjet e mundshme. Nje nga menyrat eshte qe ti provojme te gjitha zhvendosjet e mundshme, por metoda me efikase do te ishte duke u bazuar ne frekuencen e perdorshmerise se shkronjave e cila dallon per secilen gjuhe.

                                     
  • Romake e kriptografise ishte e njohur si metoda e Cezarit Ajo perdor idene e zhvendosjes se shkronjave sipas mareveshjes ne mes te derguesit dhe marresit

Users also searched:

...
...
...